VIDEO/ Lidhja me deputetin e PD-së? Ilda Bejleri përlotet në emision

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2018 | 23:10

VIDEO/ Lidhja me deputetin e PD-së? Ilda Bejleri përlotet në emision

Është përfolur shumë në faqet rozë për marrëdhënien mes moderatores së njohur Ilda Bejleri me deputetin e Partisë Demokratike, Klevis Balliu. Deri tani asnjëri nuk ka pranuar të flasë rreth kësaj çështje.

E ftuar sot te “Rudina”, Ildës iu shfaqën sërish këto foto në ekran të cilat kur i pa, moderatorja qeshi dhe tha: “Nuk është momenti për të folur për jetën time private”. Por Rudina insistoi që Ilda të zbulonte më shumë duke u shprehur se të gjithë thonë se ata janë të lidhur.

“Klevisin e njoh, e kam mik, është një person me shumë vlera, një shok shumë i mirë”, u shpreh Ilda duke folur kështu për herë të parë për Klevisin edhe pse duke përdorur termin “shok”.

“Nuk është momenti për të folur për ne të dy sepse jam vënë gjithmonë në qendër të vëmendjes për të tilla gjëra”, përfundoi moderatorja.

Bukuroshes së Superspor i kanë bërë një surprizë vëllai i saj së bashku me stafin e programit. Nga fjalët emocionuese dhe plot dashuri Ilda nuk ka mundur ti fshehë dot lotët e gëzimit. Vëllai i moderatores është balerin shumë i suksesshëm në Gjermani dhe së shpejti do të jetë prezent edhe në vendin tonë në një projekt i cili i përket motes së tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"