VIDEO/ Lider në fushë dhe jashtë saj, Ibra jep fjalimin epik duke përplasur tavolinën: Italia i përket Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2022 | 18:33

VIDEO/ Lider në fushë dhe jashtë saj, Ibra jep fjalimin epik duke përplasur tavolinën: Italia i përket Milanit

Ibrahimoviç ishte pa dyshim një lider i vërtetë i Milanit në fitimin e titullit, edhe pse më të shumtën e kohës ishte i jashtë fushe për shkak të dëmtimeve.

ibrahimovic

Pas festës së titullit në fushë, sulmuesi suedez mblodhi të gjithë lojtarët dhe stafin për t’i dhënë një fjalim emocionues në dhomat e zhveshjes.

“Kur e filluam këtë që nga dita e parë, kur unë arrita, jo shumë veta besuan te ne. Kur ne kuptuam që po bënim sakrifica, vuajtje, besim dhe punë… kur ky moment erdhi ne u bëmë një grup dhe kështu u bë e mundur për të arritur gjërat që bëmë. Sot ne jemi Kampionët e Italisë. Dua të falënderoj lojtarët dhe i përfshi këtu të gjithë. Ne gjithashtu duhet të falënderojmë Paolon, Rikin dhe Ivanin. Nuk ishte e lehtë, por ne luftuam si një grup. Në fillim askush nuk besoi te ne dhe këto fjalë na bënë më të fort. Jam shumë krenar për ju të gjithë. Tani më bëni një nder, festoni si kampionë, sepse nuk është Milano që i përket Milanit… Italia i përket Milanit”, ishin fjalët e Ibrës dhe më pas hedh tavolinën, me gjithë grupin e lojtarëve që fillojnë sërish festën.

 


View this post on Instagram

A post shared by AC Milan (@acmilan)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"