VIDEO/ Lëvizje e papritur e Mesit, shikoni si argjentinasi driblon dy lojtarët e Napolit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2020 | 23:56

VIDEO/ Lëvizje e papritur e Mesit, shikoni si argjentinasi driblon dy lojtarët e Napolit

Mesi vërtet nuk shënoi për Barcelonën ndaj Napolit, por katalanasit ikën nga Italia me një barazim 1-1, që i favorizon për ndeshjen e kthimit.

messiderinbb

Argjentinasi rrugën e rrjetës nuk e gjeti, por me një driblim gjatë ndeshjes ka treguar potencialin dhe aftësitë e tij.

“Viktimat” e lëvizjes së papritur të yllit të Barcelonës, ishin Deme dhe Maksimoviç, që për pak sa nuk u përplasën me njëri-tjetrin.

Faqja zyrtare e UEFA Champions League, e ka quajtur këtë si driblimin e mbrëmjes së djeshme. Kujtojmë që argjentinasi në ndeshjen e fundjavës ndaj Eibarit shënoi katër gola, duke treguar se po kalon një moment shumë të mirë.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"