VIDEO/ Lëvizje dhe gjuajtje perfekte, shikoni supergolin e Donald Rapos në Kosovë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2021 | 19:28

VIDEO/ Lëvizje dhe gjuajtje perfekte, shikoni supergolin e Donald Rapos në Kosovë

Drenica mori një fitore shumë të rëndësishme ditën e sotme, teksa mposhti me rezultatin 4-2 Llapin, duke iu larguar zonës së ftohtë.

pjimage - 2021-05-06T192818.468

Një prej golave të Drenicës e shënoi ish-lojtari i Luftëtarit dhe Laçit, Donaldo Rapo, në minutën e 48-të. Ky i fundit pasi bën një lëvizje të shkëlqyer, gjuan bukur me të majtën nga jashtë zone, duke e ndalur topin në rrjetë, pasi fillimisht u përplas në shtyllë. Një gol me të vërtetë sopekatkolare, me mesfushorin që vazhdon të tregojë një formë të mirë.

Ndërkohë kujtojmë se te Drenica aktivizohen edhe disa ish-lojtarë të tjerë të Kategorisë Superiore, si Behar Ramadani, Eglentin Gjoni, Harallamb Qaqi dhe Erlis Frashëri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"