Postuar: Shtator 24, 2023 | 17:45
VIDEO/ Leverkuseni i Xhakës merr një tjetër fitore, skuadra e Çabi Alonsos i bashkohet në kryesim Bajernit të Mynihut
Bajer Leverkusen ka triumfuar me rezultatin 4-1 ndaj Heidenheimit në javën e 5-të të Bundesligës gjermane.
Viktor Boniface shënoi dy gola, ndërsa Hofmann dhe Adli realizuan dy të tjerët. Goli i vetëm për miqtë u shënua nga Dinkçi.
Kështu ekipi ku luan mesfushori shqiptar i Kosovës, Granit Xhaka ka marrë fitoren e 4-të për këtë edicion. Ai e nisi duelin si titullar dhe luajti deri në fund të ndeshjes.
Ekipi i Çabi Alonsos renditet në vendin e dytë me pikë të barabarta me Bajernin e Mynihut.
RENDITJA
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"