VIDEO/ Leverkusen kalon me lehtësi në çerekfinale dhe i dërgon mesazh Interit, Sevija “leksion” Romës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2020 | 23:20

VIDEO/ Leverkusen kalon me lehtësi në çerekfinale dhe i dërgon mesazh Interit, Sevija “leksion” Romës

Janë përcaktuar 2 skuadrat e radhës që kalojnë në fazën çerekfinale të Ligës së Europës.

europa league

Bajer Leverkuseni ka kaluar me lehtësi në fazën tjetër, teksa ka eliminuar Reinxhërsin, me rezultatin e përgjithshëm 4-1, pas ndeshjes së parë e cila ishte mbyllur 3-1 në favor të gjermanëve. Në çerekfinale Leverkuseni do të përballet me Interin, i cili kaloi ditën e djeshme Getafen.

Sevija gjithashtu i ka dhënë “leskion” Romës. Spanjollët kanë triumfuar me rezultatin 2-0, në një ndeshje të dominuar nga fillimi deri në fund nga ekipi i Lopetegit. Në fazën çerekfinale spanjollët do të përballen me fituesin e çiftit Olimpiakos-Uolves.

FT| Sevija-Roma 2-0

Regilon 22′, En Nesyri 43′

FT| Leverkusen-Reinxhërs 1-0

Diabi 51′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"