VIDEO/ Levante trondit Realin në “Bernabeu”, Lopetegui thuajse i shkarkuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2018 | 14:59

VIDEO/ Levante trondit Realin në “Bernabeu”, Lopetegui thuajse i shkarkuar

Reali i Madritit në krizë të thellë rezultatesh. Skuadra e Lopëteguit është mposhtur në shtëpi përballë Levantes me rezultatin 1-2.

sdad6

3 humbje dhe 1 barazim në 4 takimet e fundit në kampionat për kampionët në fuqi të Europës, të cilët i kanë shokuar të gjithë më këtë ecuri katastrofike.

awdads

Pas disfatës në “Santiago Bernabeu” ndaj Levantes, trajneri Lopetegui është pothuajse i larguar. Është diskutuar prej ditësh e ardhmja e spanjollit, ndërkohë që kjo humbje e sotme, i ka vendosur kapak me shumë mundësi.

dawdas6

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-2 në favor të miqve, të cilët shënuan me Morales dhe Roxher. Madrilenët provuan të hapnin takimin me Marselon në minutën e 72-të, por vetëm kaq.

Me humbjen e sotme, madrilenët e shohin veten përkohësisht në vendin e 5-të me 14 pikë në 9 ndeshje. Shumë pak për një skuadër si Reali.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"