VIDEO/ Levante shtang Barcelonën, Mesi me shokë “shemben” për 7 minuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2019 | 18:02

VIDEO/ Levante shtang Barcelonën, Mesi me shokë “shemben” për 7 minuta

Barcelona pësoi një humbje shokuese në javën e 12-të të La Ligës, teksa u mposht 3-1 nga Levante në transfertë.

levante barcelona

Ishte pikërisht ekipi i Valverdes që zhbllokoi takimin në minutën e 38-të, falë një penalltie të shndërruar në gol nga Leo Mesi. Por, pjesa e dytë foli totalisht për vendasit.

Levante fillimisht barazoi në minutën e 61-të me Kampanjan teksa katalanasit u gjendën në vështirësi në zonën e tyre. Vetëm 2 minuta më pas, ishte Borha Majoral që lëshoi një të djathtë fantastike nga hyrja e zonës, dhe la të shtangur Ter Shtegenin, edhe pse gjermani u hodh në limite.

Goli i tretë erdhi në të 68-tën, nga një goditje e Radojas, që u devijua dhe përfundoi në rrjetë. Barça provoi të reagonte, por Mesit iu anulua një gol në minutën e 74-t. Deri në fund, nuk pati më ndryshim rezultati, dhe katalanasit pësuan humbjen e tretë këtë sezon.

Tashmë, ata e gjejnë veten në vendin e parë me 22 pikë, një më shumë se Reali, por madrilenët kanë për të luajtur edhe ndeshjen e tyre me Betisin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"