Video/ Levante humbet në transfertë, Sadiku zëvendësohet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2018 | 15:00

Video/ Levante humbet në transfertë, Sadiku zëvendësohet

Armando Sadiku e ka nisur nga minuta e parë takimin ndaj Selta Vigos. Megjithatë shqiptari nuk ka lënë asnjë gjurmë dhe largimi nga Levante tashmë duket i pashmangshëm. Ndeshja përfundoj me rezultatin 4-2 në favor të Seltës.

sadikuu

Roçina shënoi fillimisht për miqtë por Gomez barazoi shifrat dhe Aspas i dërgoi vendasit në epërsi të një goli kur realizoi në të 41-tën minutë. Përsëri, me fillimin e pjesës së dytë, Aspas shënoi për Selta vigon që në minutën e 48. Gomez në të 63-shin e çoi rezultatin në 4-1. Goli i Morales në të 74 minutë vlen sa për statistikë. Sadiku u zëvendësua nga Pacini në minutën e 59.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"