VIDEO/ Levandovski shkëlqen me dopietë, Barcelona shkon +15 nga Reali në La Liga

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2023 | 22:57

VIDEO/ Levandovski shkëlqen me dopietë, Barcelona shkon +15 nga Reali në La Liga

Barcelona vazhdon marshimin në La Liga, teksa likuidoi Elçen e vendit të fundit me rezultatin 0-4 duke shkuar +15 pikë nga ndjekësit e Realit.

Levaaa

Dominim absolut i katalanasve në këtë duel, që iu falën dopietës së Levandovskit dhe golave të Ansu Fati dhe Ferran Torres.

Ishte sulmuesi polak që në minutën e 20-të hapi serinë e golave, teksa pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1. Në pjesën e dytë, skuadra e Ksavit shënoi edhe 3 herë të tjera. Fillimisht ishte Ansu Fati që në minutën e 56-të dyfishoi shifrat ndërkohë që në të 66-tën, Levandovski shënoi golin e dytë personal dhe të tretin e sfidës. Për të vulosur këtë duel mendoi Ferran Torres, që pas asistit të Levës në minutën e 70-të dërgoi topin në rrjetë.

RENDITJA LA LIGA

Kjo ishte fitorja e 23-të e Barcelonës në 27 javë kampiona. Ndërkohë vlen të theksohet se ditën e sotme në La Liga u zhvilluan edhe 3 duelet e tjera, ku Girona mposhti Espanjolin me rezultatin 2-1. Sevija triumfoi me rezultatin 0-2 ndaj Kadiz, ndërkohë Bilbao dhe Getafe u ndanë me rrjeta të paprekura.

GOLI I PARË: 

GOLI I DYTË:

GOLI I TRETË:

GOLI I KATËRT: 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"