VIDEO/ Levandovski rikthehet me gol, Barcelona vijon marshimin në La Liga
Fitorja e katërt radhazi, Barcelona vijon marshimin në La Liga! Katalanasit mposhtën mbrëmjen e sotme Betisin me rezultatin 1-2, duke u ngjitur në kuotën e 50 pikëve në 19 javë.
Ky ishte triumfi i 16-të në kampionat për skuadrën e Ksavit, që e sheh veten e shkëputur nga ndjekësit e Realit në plot 8 pikë, ndërkohë që madrilenët kanë një ndeshje më pak.
Për sa i përket duelit të sotëm, ishte braziliani Rafinja, ai që zhbllokoi sfidën në minutën e 65-të, ndërkohë që rikthim me gol edhe për Levandovskin, që la pas pezullimin, duke tundur rrjetën në minutën e 80-të. Një autogol i shkaktuar nga Kunde në minutën e 85-të rihapi sfidën, por vetëm kaq, pasi në fund ishin katalanasit ata që arkivuan 3 pikë tepër të rëndësishme.
Duelin e radhës Barcelona do e luajë në shtëpi ndaj Sevijas, ndërkohë që Reali i Madiridt pret mbrëmjen e nesërme Valencian.
GOLI I RAFINJËS: VIDEO
GOLI I LEVANDOVSKIT: VIDEO
AUTOGOLI I KUNDE: VIDEO
PANORAMASPORT.AL
