VIDEO/ Levandovski nuk do t’ia dijë për kundërshtarët, shikoni golin spektakolar që realizoi ditën e djeshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2019 | 18:06

VIDEO/ Levandovski nuk do t’ia dijë për kundërshtarët, shikoni golin spektakolar që realizoi ditën e djeshme

Polonia mposhti me rezultatin 3-2 Slloveninë ditën e djeshme, në ndeshjen e fundit të vlefshme për kualifikueset e Euro 2020.

Leva

Robert Levandovski shënoi përsëri për kombëtaren e tij, por këtë herë realizoi një gol me të vërtetë spektakolar.

Sulmuesi i Bajernit realizoi një gol në minutën e 54’, pas një aksioni që e krijoi pikërisht vetë. 31-vjeçari mori në mesfushë një top, dhe më pas dribloi të gjithë kundërshtarët që i dolën përpara.

polonia

Pasi dribloi shumë futbollistë, Levandovski me një gjuajtje të fortë e dërgoi topin në cepin e portës, duke mos i lënë asnjë shans portierit kundërshtar.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"