VIDEO/ Lerda e zëvendësoi në minutën e 39-të, Asani e bën rrugë. Shikoni reagimin e 24-vjeçarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2019 | 18:01

VIDEO/ Lerda e zëvendësoi në minutën e 39-të, Asani e bën rrugë. Shikoni reagimin e 24-vjeçarit

U mbyll në barazim 1-1 pjesa e parë mes Partizanit dhe Teutës. Durrsakët kaluan në avantazh me anë të Avdylit në minutën e 38-të, ndërkohë që 2 minuta më parë, Romero u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë skuadrën e Lerdës me 10 lojtarë.

Asani

Në këto moment, italiani detyrohet të kryej një zënvendësim, duke nxjerrë nga fusha e lojës në minutën e 39-të, Asanin, për të hedhur në fushë, Bruno Telushin. Ky moment nuk u prit aspak mirë nga Asani, i cili e ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij për këtë zëvendësim.

Protesta e Asanit on Vidnews.

 

Kjo nuk është hera e parë që shqiptari i Maqedonisë nuk është dakord me zgjedhjen e trajnerit, pasi kujtojmë që i njëjti reagim erdhi edhe pas zëvendësimit në derbi, teksa Asani duket se e ka bërë rrugë këtë gjë.

Disa sekonda para mbylljes të pjesës së parë, Partizani barazoi shifrat me anë të Trashit, i cili realizoi nga goditja e dënimit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"