VIDEO/ Lenjani në superformë para grumbullimit me Kombëtaren, shënon me Sionin në Zvicër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2019 | 16:48

VIDEO/ Lenjani në superformë para grumbullimit me Kombëtaren, shënon me Sionin në Zvicër

Ermir Lenjani është në listën me 26 lojtarët e thirrur për 2 ndeshjet e Kombëtares, atë kundër Andorrës dhe kundër Francës.ermir lenjani

Ditën e sotme mbrojtësi i majtë, ka treguar se jo më kot është në listën e kombëtares, teksa ka shënuar gol në Zvicër. Sioni ku aktivizohet shqiptari, është duke luajtur me Zyrihun në transfertë, dhe kur duhen pak minuta nga mbyllja e pjesës së parë, miqtë janë në avantazh 2-1.

Ishte Zyrihu që kaloi i pari në avantazh në minutën e 3’ me Kramer, megjithatë Sioni gjeti forcat dhe barazuan me mesfushorin me origjinë kosovare, Bastien Toma në minutën e 8’.

Ishte pikërisht Lenjani, i cili në minutën e 13’, i vodhi mbrojtësit kundërshtar kohën, dhe shënoi duke kaloi ekipin e tij në avantazh.

Për më shumë shikoni golin e Lenjanit:

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"