VIDEO/ Lenjani asist fantastik në përmbysjen e Sionit, ndihmon edhe Ndoj tek Breshia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2018 | 18:14

VIDEO/ Lenjani asist fantastik në përmbysjen e Sionit, ndihmon edhe Ndoj tek Breshia

Përveç golave të legjionarëve shqiptarë, Gjimshtit dhe Grezdës, pasditen e sotme kanë regjistruar edhe asistime, lojtarët shqiptarë. Breshia në Serinë B, fitoi me shifrat 4-2 në shtëpi ndaj Veronës, ndërsa goli i dytë, shënuar nga Tonali, u asistua nga mesfushori shqiptar, Emanuele Ndoj. Ky i fundit luajti për 70 minuta, kur i la vendin Dal’Oljos, ndërsa në të 33-tën, u ndëshkua edhe me karton të verdhë.

Ndërkohë, asist ka dhënë edhe Ermir Lenjani në Superligën zvicerane, teksa Sioni regjistroi një fitore të madhe në transfertë, me përmbysje, në shifrat 1-2. Markezano shënoi për Zyrihun në minutën e 63-të, por në të 72-tën, ishte Pajtim Kasami, që pasi u shërbye mjaft bukur në zonë nga Lenjani, nuk e pati të vështirë të realizonte. Ndërkohë, Fortune shënoi golin e dytë për Sionin, që i dha 3 pikë me mjaft vlera, dhe tashmë e sheh veten në vendin e 8-të, me 14 pikë.

Ndërsa në fushë është rikthyer edhe mbrojtësi i Kombëtares, Arlind Ajeti i cili luajti për 90 minuta me skuadrën e Grasshopers e cila fitoi me rezultatin 2 me 3 përballë Ksamaks.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"