VIDEO/ Lëkundje tërmeti në Maqedoninë e Veriut, shikoni çfarë ndodh gjatë transmetimit të ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2020 | 16:36

VIDEO/ Lëkundje tërmeti në Maqedoninë e Veriut, shikoni çfarë ndodh gjatë transmetimit të ndeshjes

Një tërmet 3.9 ballësh ka lëkundur Shkupin ditën e sotme. Rreth orës 15:10, në Shkup janë ndjerë lëkundjet e tërmetit, duke ngjallur panik për pak sekonda te njerëzit.

bora-1-1536x789

Gjatë kohës kur po ndiheshin lëkundjet e tërmetit, ishin duke u luajtur edhe ndeshjet e kampionatit maqedonas, të vlefshme për javën e 14-të.

Teksa po transmetohej ndeshja mes Rabotniçkit dhe Pelisterit, kamera që transmetonte ndeshjen nisi të lëkundej. Megjithatë për shkak se ishin në lëvizje, lojtarët nuk e ndjenë këtë tërmet, teksa për këtë janë njoftuar pas ndeshjes.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"