VIDEO/ “Leksion” nga Shkodra, gjest fantastik i tifozëve shkodranë me Rafael Duamenën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2023 | 21:38

VIDEO/ “Leksion” nga Shkodra, gjest fantastik i tifozëve shkodranë me Rafael Duamenën

Rafael Duamena është kthyer në pak muaj në një nga protagonistët kryesorë të futbollit shqiptar . Sulmuesi i Egnatias po ndihmon këtë skuadër drejt objektivave të rëndësishëm, si arritja e kualifikimit për herë të parë në Europë apo edhe finalja e Kupës së Shqipërisë. Paraqitje që marrin vlerësiem edhe nga rivalët.

bandicam 2023-04-26 19-53-56-472

Shembullin si gjithmonë e ka dhënë tifozeria e Vllaznisë. Tifozët shkodranë, janë shquar në vite për gjestet fair play të vlerësimit të lojtarëve që dhurojnë paraqitje mbresëlënëse në radhët e kundërshtarëve.

Dhe të njëjtën gjë kanë bërë sot në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë ku skuadra e tyre priste në “Loro Boriçi” ekipin e Egnatias. Në minutat shtesë të ndeshjes, kur trajneri Edlir Tetova vendosi të largonte nga fusha Duamenën i cili kishte shënuar golin e rrogozhinasve, tifozët shkodranë iu bashkuan atyre të Egnatias duke duartrokitur futbollistin.

Një mesazh domethënës i tifozerisë për një lojtar të ekipit rival i cili me golat e tij mund të lërë kuqeblutë pa pjesëmarrjen në Europë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"