VIDEO/ Lejkërsat i japin lamtumirën Kobi Brajant, Lebron Xhejms mban fjalimin emocionues
Ndeshja e fundit mes Lejkërsave dhe Portland Trail Blazers, ishte shumë ndryshe nga herët e tjera. Përpara kësaj sfide, i është dhënë lamtumira Kobi Brajant dhe vajzës së tij 13-vjeçare Xhana, që humbën jetën pas aksidentit tragjik me helikopter.
Trëndafila të kuq dhe fanellat që mbanin veshur u vendosën në vendet ku Kobi dhe Xhana uleshin në ndeshjet e Lejkërsave.
Të gjithë lojtarët e Los Anxhelos Lejkers, mbanin fanellat me numrat 8 dhe 24 që Kobi kishte veshur gjatë karrierës së tij. Para fillimit të ndeshjes, Lebron Xhejms ka mbajtur një fjalim, teksa ka derdhur dhe lot.
“Unë e di se në një moment do të kemi një memorial për Kobi, por unë dua ta shoh si festë këtë ndeshje. Kjo është një festë për njëzetë vitet me gjak, djersë dhe lot; ulje, ngritje, orë të panumërta, vendosmëri për të qenë aq i madh sa ishte. Sonte, ne festojmë për atë djalin e ri që erdhi këtu në moshën 18-vjeçare dhe u tërhoq kur ishte 38 vjeç dhe u bë babai më i mirë që kemi patur këto tre vitet e fundit. Sonte është një festë”, është shprehur Lebron.
LeBron James addresses the crowd before the game and shares touching words about Kobe Bryant. pic.twitter.com/DLjjhC5ALy
— TSN (@TSN_Sports) February 1, 2020
/PANORAMASPORT.AL/
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"