VIDEO/ Lejkërs janë kampionët e NBA, i dedikohet gjithçka Kobi Brajant: Është krenar, e ndjej gjithmonë zërin e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2020 | 11:32

VIDEO/ Lejkërs janë kampionët e NBA, i dedikohet gjithçka Kobi Brajant: Është krenar, e ndjej gjithmonë zërin e tij

Los Anxheles Lejkërs janë kampionët e NBA në SHBA, pasi kanë triumfuar në finale ndaj Majemi Het me rezultatin 106-93. Nisja për Lejkërs ishte shumë e mirë teksa shënuan 8 pikë më shumë se kundërshtari në periodën e parë.

kobi

Një arritje e madhe për Lejkërs, të cilët fitojnë në këtë mënyrë titullin e parë për dekadën e fundit. Padyshim që gjithçka i dedikohej Kobi Brajant i cili u vra disa muaj më parë së bashku me vajzën e tij, pas rrëzimit të helikopterit me të cilin udhëtonin.

“Unë e di që Kobi Brajant po na shikon me shumë krenari nga atje lart. Na ka marrë malli për të dhe padyshim ky titull është për të. Ai kishte shumë besim të ekipi dhe e dinte që mund të fitonim këtë vit.”, u shpreh sulmuesi Antoni Devis.

Ndërkohë menaxheri i përgjithshëm i Lejkërs u shpreh:  “Zëri i Brajant është gjithmonë në kokën time, gjithmonë, çdo ditë, çdo minutë. Ky kampionat i fituar është padyshim për të nderuar Kobi Brajant dhe vajzën e tij.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"