VIDEO/ Legjendat e Flamurtarit bëhen bashkë për Fiter Bajram, festojnë me këngë… korçare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2023 | 22:09

VIDEO/ Legjendat e Flamurtarit bëhen bashkë për Fiter Bajram, festojnë me këngë… korçare

Festa e Fiter Bajramit, ka bërë bashkë legjendat e Flamurtarit, të cilët janë mbledhur duke festuar në një nga restorantet e qytetit të Vlorës, ku nuk kanë munguar edhe këngët. I pranishëm për të festuar me ta ka qenë edhe tenori i shquar Josip Gjipali.

1

“Panorama Sport”, ka siguruar disa video speciale nga festa, teksa legjendat vlonjate janë duke kënduar disa këngë korçare nën shoqërinë e tenorit Gjipali.

Të pranishëm në këtë festë kanë qenë emra të rëndësishëm të futbollit vlonjat si Rapo Taho, Vasil Ruci, Kreshnik Çipi, Latif Gjondeda, Saimir Haxhiu, Luan Birçe, Roland Iliadhi, Gjergji Iliadhi, Eqerem Memushi, Vangjel Laluci, Ilir Muça, Sokol Toto etj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"