VIDEO / Legia e shqiptarëve, një prej tyre vendos kualifikimin në Kupë me gol dhe asist

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2021 | 19:54

VIDEO / Legia e shqiptarëve, një prej tyre vendos kualifikimin në Kupë me gol dhe asist

Skuadra e Legias së Varshavës duket se këtë sezon do të ketë vazhdimisht si protagonistë futbollistët shqiptarë. Ernest Muçi ishte i pari mes protagonistëve e tashmë pak nga pak Lirim Kastrati po merr një rol kryesor në manovrën e ekipit me gola dhe asiste, siç ka bërë sot në ndeshjen e Kupës së Polonisë.

kastrati legia

Sulmuesi i Kosovës, ka zgjidhur një situatë të komplikuar pasi në ndeshjen kundër Suvalki, Legia kishte vështirësi të gjente rrjetën, teksa mbylli pjesën e parë me shifrat 1-1, në një duel ku Çelhaka ishte gjithashtu titullar. Ai përfitoi nga pasiguria e portierit dhe i hoqi topin nga këmbët para portës duke e dërguar në rrjetë për t’i dhënë avantazhin e ekipit të tij në minutën e 65-të.

Kjo bëri më të thjeshtë vijimin e ndeshjes për Legian që administroi minutat e mbetura dhe në fund gjeti edhe golin e tretë, përsëri falë Kastratit. Pas një shpërthimi në krahun e djathtë ai gjeti Emrelin në zonë dhe sulmuesi nuk fali duke dërguar topin në rrjetë. Me suksesin 3-1, Legia kaloi turin dhe siguroi praninë mes 16 ekipeve më të mira të Kupës së Polonisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"