VIDEO/ Lautaro i jep fitoren Interit në derbi, Milani zhgënjen përsëri dhe tani rrezikon Europën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2023 | 0:03

VIDEO/ Lautaro i jep fitoren Interit në derbi, Milani zhgënjen përsëri dhe tani rrezikon Europën

Interi ka fituar derbin ndaj Milanit, duke u kthyer në vendin e dytë në renditjen e Serisë A dhe duke zhytur edhe më shumë në krizë kuqezinjtë.

cdddddd

Dueli në fakt u vendos nga një gol i vetëm i Lautaro Martinez, por dominimi i zikaltërve në këtë sfidë ishte thuajse i plotë. Ata kaluan në avantazh por nuk reshtën sulmet duke iu afruar disa herë edhe golit të dytë, teksa Milani nuk prodhoi thuajse asgjë në këtë ndeshje.

Kështu, Interi ngjitet në vendin e dytë dhe mban gjallë shpresat e pakta që ka për të marrë titullin kampion në ndjekje të Napolit. Kurse Milani gjen humbjen e tretë radhazi, në ndeshjen e pestë radhazi pa fitore, që e zbret në vendin e 6 dhe që tani i rrezikon Europën kuqezinjve.

INTER-MILAN 1-0
34′ L. Martinez

dfsdfsdfsdf

NGJARJET KRYESORE

90’+6′ Mbyllet ndeshja me fitoren e Interit në derbi.

90’+4’ Hyn në fushë edhe Asllani për të ndihmuar në çastet e fundit të ndeshjes në vend të Barela.

90’ Lautaro Martinez tund rrjetën pas një aksioni të shpejtë, por përsëri anulohet goli teksa argjentinasi peshkohet në pozicion jashtë loje.

89’ Çalhanollu i lë vendin në fushë Galjardinit në këto minuta.

86’ Rebiç merr vendin e Kjaer për të orientuar Milanin tërësisht drejt sulmit.

84’ Lukaku tund rrjetën! Sulmuesi rrotullohet dhe gjuan në një duel në zonë me Çau, duke shënuar. Por gjyqtari nuk e lejon të festojë me vërshëllimën e tij pasi pa një faull të sulmuesit.

79’ Lautaro Martinez rrëzohet pas një kontakti në zonë, gjyqtari bën përsëri shenjë që loja të vazhdojë.

78’ Goditje dënimi e rrezikshme e Zhiru i cili gjuan me të majtën, por çon sferën jashtë.

76’ Gabim i pabesueshëm i Zhiru në kontrollin e topit pas një asisti perfekt të Leaos, por francezi nuk ndal sferën për të gjuajtur i vetëm para portës.

75’ Vjen edhe gjuajtja e parë e mirëfilltë e Milanit me anë të Brahim Diaz i cili gjen Onana në pozicion.

73’ Milani është ai që qarkullon topin në këto minuta, por mungojnë gjuajtjet dhe rastet e rrezikshme pranë zonës zikaltër.

70’ Lukaku, Brozoviç dhe Gosens marrin vendin e Dimarko, Mikhtarjan dhe Xheko te Interi. Ndërkohë Gabia i lë vendin Çau të Milani.

69’ Goditje dënimi ballore për Milanin që ekzekutohet nga Teo Hernandez, shënjestra e tij është shumë e gabuar.

63’ Zgjohet Milani që mundohet tashmë të krijojë raste më të rrezikshme pranë zonës zikaltër.

58’ Onana gabon rivënien në lojë, por Xhiru nuk përfiton dhe topi shkon lehtësisht përsëri në duart e portierit.

57’ Harkim në zonë nga e majta për Zhiru i cili gjuan me kokë, duke kaluar përsëri sferën shumë lart mbi traversë.

56’ Lautaro Martinez i afrohet golit të dytë teksa merr një top nga e djathta dhe gjuan në ecje e sipër, por gjen përgjigjen e Tatarushanu.

55’ Pioli nuk pret më pasi aktivizon Selmekers dhe Leao në vend të Kalabria dhe Origi.

46’ Milani nis pjesën e dytë me ndryshim, pasi Brahim Diaz merr vendin e Mesias.

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin zikaltër.

45’ Çalhanollu tenton golin direkt nga goditja e këndit, Tatarushanu grushton duke larguar sferën.

40’ Nuk ndryshon tabloja as pas golit, me Interin që ka kontrollin e lojës dhe Milanin që rri në pritje në gjysmëfushën e vet pa rrezikuar përpara.

34’ GOOOL INTERI! Lautaro Martinez shënon golin e avantazhit.

32’ Kalulu ndëshkohet me karton të verdhë teksa detyrohet të ndalë në mënyrë të parregullt Lautaro Martinez në një kundërsulm të shpejtë të zikaltërve.

29’ Goditje dënimi interesante e Interit me topin i cili mbërrin te Skrinjar në zonë, por gjuajtja e tij me kokë kalon sferën mbi traversë.

26’ Zhiru vjedh topin në gjysmëfushë dhe nis Mesias, por ky i fundit e shtyn më shumë se sa duhet duke e kaluar te Onana.

24’ Aksion i gjatë i Interit, topi shkon te Barela i cili nga jashtë zonës gjuan, por Gabia bllokon dhe çon sferën në këndore.

19’ Dimarko jep një pasim interesant nga e majta në qendër, askush nuk i del të devijojë me sferën e cila kalon pasqyrën e portës dhe përfundon në rivënie anësore në anën tjetër.

18’ Nuk ndalen sulmet e Interit, që ka iniciativën në minutat e parë, teksa Milani deri tani nuk ka dhënë asnjë shkëndijë përpara portës zikaltër.

14’ Protesta të zikaltërve që kërkojnë penallti, Xheko hyn në zonë dhe rrëzohet pas një kontakti, pa bindur gjyqtarin i cili bën shenjë që loja të vazhdojë.

10’ Skrinjar nis një harkim interesant për Lautaro Martinez i cili gjuan me kokë, sfera përfundon jashtë për fatin e kuqezinjve pasi Tatarushanu shoqëroi aksionin me sy.

8’ Gjuajtje e fortë e Çalhanollu nga distanca, sfera kalon mbi traversë.

5’ Rast i artë për Interin, pasi Lautaro shfaqet në zonë dhe gjuan por Tatarushanu shpëton portën me devijimin e tij.

2’ Lautaro Martinez gjuan nga jashtë zonës, por nuk gjen portën e Tatarushanu.

1’ Nis dueli në Milano.

FORMACIONET ZYRTARE

Inter (3-5-2): Onana; Skrinjar, Açerbi, Bastoni; Darmian, Barela, Çalhanollu, Mkhitarjan, Dimarko; Xheko, Lautaro Martinez.

Milan (3-5-2): Tatarushanu; Kalulu, Kjaer, Gabia; Kalabria, Mesias, Tonali, Kruniç, Teo Hernandez; Zhiru, Origi.

ddddddsd

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"