VIDEO / Latifi vendos supersfidën, Vllaznia mposht Partizanin dhe vihet në ndjekje të kreut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2021 | 18:45

VIDEO / Latifi vendos supersfidën, Vllaznia mposht Partizanin dhe vihet në ndjekje të kreut

Vllaznia ka siguruar sot një fitore shumë të rëndësishme për renditjen e sidomos për moralin, pasi ka marrë tri pikët përballë një rivali direkt si Partizani. Kuqeblutë kanë mundur me rezultatin 1-0 ekipin kryeqytetas dhe vazhdojnë të mbajnë vendin e tretë në klasifikim, në ndjekje të dyshes së kreut.

latifi

FOTO: P. Pashollari

Kuqeblutë kanë krijuar më shumë lojë e raste se sa Partizani duke qenë vazhdimisht në kërkim të golit, ia arriti me anë të Latifit. Ndërsa mungoi reagimi i të kuqve, Vllaznia iu afrua edhe golit të dytë duke goditur shtyllën me anë të Gurishtës.

Partizani u zgjua vetëm në fund, kur Krymi la shkodranët me 10 lojtarë duke ndalur një aksion të rrezikshëm të Carës. Por Vllaznia u mblodh në prapavijë dhe arrit të siguronte këto tre pikë të rëndësishme që e mbajnë në podiumin e kampionatit dhe e konfirmojnë si një nga skuadrat pretendente të këtij edicioni.

VLLAZNIA-PARTIZANI 1-0
28′ Latifi

MINUTË PAS MINUTE

90’+7’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Vllaznisë.

90’+1’ Bulatoviç hyn në fushë në vend të Latifit.

90′ Jepen 5 minuta shtesë në fundin e ndeshjes.

85’ Mala gjuan dy herë radhazi, përsëri nuk ia del të dërgojë sferën në rrjetë me tentativën e dytë që fluturon jashtë katërkëndorit.

82’ Brdariç freskon mesfushën duke aktivizuar Krujën në vend të Da Silva.

81’ Mala i afrohet golit me një gjuajtje nga e djathta, Zogoviç grushton e më pas largon mbrojtja.


77’ Në lojë edhe Murataj në vend të Rrapajt te të kuqtë.

68’ Ndryshon shpejt Brdariç duke aktivizuar Heriç në vend të Gjurgjeviç. Edhe te Partizani ka dy lëvizje me Kaçen e H. Markun të cilët i lënë vendin në fushë Kotes dhe Maget.

66’ Vllaznia mbetet me 10 lojtarë. Krymi ndal në mënyrë të parregullt Carën i cili ishte nisur drejt zonës dhe gjyqtari i tregon kartonin e kuq.

57’ Vllaznia kërkon penallti për prekje të topit me dorë nga Belica në zonën e të kuqve pas një harkimi nga e djathta, gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë.

55’ Gjuajtje e Zhunior nga e majta, sfera përfundon në duart e Zogoviç.

46’ Vllaznia nis pjesën e dytë duke goditur shtyllën me Gurishtën, Gjurgjeviç nuk arrin më pas të shtyjë sferën në rrjetë.


45’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin minimal të Vllaznisë.

42′ Gligorov i lë vendin në fushë A. Markut në radhët e Partizanit.

38’ Gjuajtje e Jonuzit, sfera nuk gjen katërkëndorin e portës së Partizanit.

30′ Musta ndëshkohet me karton të verdhë te Partizani.

28’ GOOOL Vllaznia. Shkodranët kalojnë në avantazh pas një skeme në goditje dënimi me Teqjen që bën mrekullinë ndaj Gurishtës, por jo përballë Latifit i cili shtyn sferën në rrjetë


8’ Harkim nga e majta në zonën e Vllaznisë, Latifi kërcen për të goditur por bën faull ndaj portierit Teqja i cili kishte kontrolluar sferën.

4’ Menjëherë rrezikshëm Vllaznia me Gjurgjeviç i cili shfaqet para Teqjes, por sheh gjuajtjen e tij të ndalet nga portieri. Më pas është Latifi i cili gjuan por nuk gjen katërkëndorin.

1’ Nis ndeshja në stadiumin “Loro Boriçi”.

FORMACIONET ZYRTARE

Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Adili, Dianje, Hakaj, Krymi, Jonuzi, Hoxha, Da Silva, Latifi, Gjurgjeviç

Trajner: Tomas Brdariç

Partizani: Teqja, Gligorov, Belica, Sembene, Musta, Rrapaj, Kaçe, H.Marku, Mala, Stenio Junior, Cara

Trajner: Ilir Daja

Gjyqtar: Florjan Lata

WhatsApp Image 2021-12-08 at 4.33.29 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"