VIDEO/ Latifi humbet toruan, shikoni reagimin shpërthyes pas zëvendësimit nga trajneri Brdariç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2021 | 16:18

VIDEO/ Latifi humbet toruan, shikoni reagimin shpërthyes pas zëvendësimit nga trajneri Brdariç

Vllaznia nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Egnatian në sfidën e luajtur mesditën e sotme, duke sjellë një krizë rezultatesh te skuadra shkodrane.

bandicam 2021-11-08 16-07-34-113

Vëmendjen e mori një episod i ndodhur në minutën e 76-të të takimit, kur Liridon Latifi doli nga fusha për t’i bërë vend Ardit Hoxhajt. Ky ishte një vendim që nuk u prit mirë nga 27 vjeçari që në pjesën e parë shënoi golin e barazimit.

Reagimi i Latifit ishte i paprecedentë duke goditur me shkelm tërmusin në pankinën e skuadrës së tij. Në inerci e sipër, Latifi për pak sa nuk pësoi një dëmtim që mund t’i kushtonte shtrenjtë.

Menjëherë, sulmuesi iu drejtua dhomave të zhveshjes teksa në fytyrën e tij shikohej një tymnajë e vërtetë. Pas ndeshjes, trajneri Tomas Brdariç u shpreh se “bota nuk rrotullohet rreth Latifit” duke dëshmuar që situata në kampin shkodran nuk është e qetë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"