VIDEO/ Latif bën heroin, Teuta mposht Kamzën në “Niko Dovana”

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Shtator 2, 2018 | 21:37

VIDEO/ Latif bën heroin, Teuta mposht Kamzën në “Niko Dovana”

Teuta mposhti Kamzën me rezultatin 1-0 në takimin e fundit të javës së 3-të të Kategorisë Superiore. Goli i sulmuesit Amadu Latif në minutën e 74-t i dha fitoren e parë skuadrës së Bledi Shkëmbit.

bandicam 2018-09-02 21-19-18-644

Ndërkohë për Kamzën e Devollit, kjo ishte humbja e dytë radhazi pas asaj ndaj Partizanit. Një lojë e barabartë dhe pa shumë raste shënimi, por në fund janë vendasit ata që festojnë. Në 3 ndeshjet e para Teuta nuk ka pësuar asnjë gola, teksa ndodhet në kuotën e 5 pikëve. Në sfidën e radhës “Djemtë e Detit” do të presin Kukësit, ndërkohë që Kamza luan në shtëpi ndaj Kastriotit.

bandicam 2018-09-02 21-36-58-542

TEUTA-KAMZA 1-0

Latif 74′

Përfundon takimi në “Niko Dovana”. 

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

84′ Trajneri Shkëmbi mendon të administrojë rezultatin, del nga fusha Kruja, në lojë mbrojtësi Shkalla.

83′ Hidi bë sërish heroin duke shpëtuar skuadrën nga një gol i sigurt.

77′ Zëvendësim i tretë te Kamza, largohet Arrabal në fushë Zisi.

74′ GOOOOL Teuta 1-0. Amadu Latif gjen më në fund rrugën e rrjetës, pas një asist të Hakajt. Në festë durrsakët. 

72′ Largohet Roloviç, në fushë Majkëll Peçi.

69′ Arrabal është i ndëshkuari i parë me karton të verdhë pas një faulli në mesfushë.

65′ Zëvendësim te Kamza, largohet Martinena në fushë Ermir Rezi.

62′ Kruja gjuan bukur nga jashtë zonës, por në momentin e fundit topi devijohet nga mbrojtësit.

60′ Latif provon të niset në një duel shpejtësi, por del portieri Avdyli i cili largon topin në anësore.

56′ Avdyli i Teutës harkon një top në zonë nga goditja e dënimit, por Osmani është në pozicion jashtë loje.

54′ Teuta kërkojë të rrezikojë nga krahët, por pa arritur të godasë portën e Avdylit.

51′ Faulla të shumtë në mesin e fushës.

46′ Starton pjesa e dytë. Teuta bën zëvendësimin e parë, largohet Vecaj në fushë Progni.

Përfundon pjesa e parë. 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

45′ Hidi bën shpëtimtarin për skuadrën e Kamzës, pas gjuajtjes së Mehmetit nga jashtë zonës. Rast i rrezikshëm në portën e Teutës.

41′ Gjorgjevski harkon një top të gjatë në zonë për Latif, por sulmuesi vetëm sa e prek topin, duke e dërguar në duart e portierit Avdyli.

40′ Duele të shumta në mesin e fushës.

38′ Vecaj hedh një top nga goditja e këndit, por largojnë mbrojtësit e Kamzës.

27′ Kruja provon me një gjuajtje të fortë me të majtën, Frashëri ndërhyn dhe largon rrezikun për portën e Avdylit.

22′ Goditje nga këndi për Kamzën, kroson Mehmeti, por largohet rreziku.

18′ Hakaj provon me një gjuajtje në kuadrat, por është e lehtë.

12′ Vecaj hedh një top në zonë nga goditja e dënimit, por largon Beqiri.

11′ Teuta fiton goditje ne parë nga këndi. Topi i lartë i hedhur në zonë largohet nga Teqja.

6′ Martinena shkëputet i vetëm në drejtim të zonës, por del mjaft bukur portieri Hidi, i cili largon rrezikun.

5′ Provon të surprizojë edhe Kamza, por topi i hedhur në zonë nga Plaku, nuk është kontrolluar nga askush.

4′ Kruja hedh një top nga e majta në zonë, Kamara provon me kokë, por gjuajtja është e lehtë dhe përfundon në duart e portierit Avdyli.

1′ Ka startuar takimi, Kamza luan topin e parë nga qendra.

FORMACIONET ZYRTARE: 

Teuta: Hidi, Gjeorgievski, Bicaj, Osmani, Hakaj, Vecaj, Sidibe, Avdyli, Kruja, Traore, Latif. Trajner: Bledi Shkëmbi.

Kamza: Avdyli, Frashëri, Teqja, Beqiri, Idrizaj, Arrabal, Malaj, Mehmeti, Plaku, Roloviç, Martinena. Trajner: Bledar Devolli.

Gjyqtarë: Klajdi Kola,  Egin Doda, Rejdi Zajimi, Eldorjan Hamiti






www.minuta90.com