VIDEO/ Largohet si kampion nga Tirana, Doka: Nuk është një lamtumirë, por një mirupafshim!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2020 | 15:48

VIDEO/ Largohet si kampion nga Tirana, Doka: Nuk është një lamtumirë, por një mirupafshim!

Albi Doka luajti mbrëmë ndeshjen e fundit me Tiranën. Mbrojtësi i djathtë bardheblu shkroi një mesazh përshëndetës për tifozët dhe klubin bardheblu.
albi doka
Megjithatë, Doka shton në fund se kjo nuk është një lamtumirë, por një “mirupafshim” për t’u kthyer sërish një ditë te Tirana.

23-vjeçari do të luajë sezonin e ardhshëm në Kroaci me ekipin e Goricës.

Mesazhi i Albi Dokës

Falimnderit Tirona ime E nisa që fëmijë me këto ngjyra me mendjen për të punuar për të arritur të përfaqesoja denjësisht këtë bluzë. Arrita me shumë punë, sakrificë dhe shumë pasion të përfaqësoja qytetin e Tironës dhe ekipin bardheblu, jam shumë krenar për këtë arritje. Fitova me moshat dhe pastaj gjithcka me ekipin e parë. Është shumë e veshtirë për mua ta them por erdhi momenti të ndahem nga ngjyrat e ekipit të zemrës, të ndahem nga tifozët bardheblu. Dua të falenderoj Presidentin Refik Halili qe ka qen si nje prind per mua , Klubin e Futbollit Tirana për mundësinë qe më dha të arrija në këto nivele, falenderoj të gjithë tranjeret dhe vecanerisht Presor Egbon dhe bashkëlojtarët që kemi luajtur ndër vite, falenderoj familjen time për mbështetjen e madhe. Sigurisht dua të falenderoj përzemërsisht tifozërinë më të zjarrtë në botë, atë bardheblu.

Nuk është një Lamtumirë, por një Mirupafshim!


View this post on Instagram

Falimnderit Tirona ime E nisa që fëmijë me këto ngjyra me mendjen për të punuar për të arritur të përfaqesoja denjësisht këtë bluzë. Arrita me shumë punë, sakrificë dhe shumë pasion të përfaqësoja qytetin e Tironës dhe ekipin bardheblu, jam shumë krenar për këtë arritje. Fitova me moshat dhe pastaj gjithcka me ekipin e parë. Është shumë e veshtirë për mua ta them por erdhi momenti të ndahem nga ngjyrat e ekipit të zemrës, të ndahem nga tifozët bardheblu. Dua të falenderoj Presidentin Refik Halili qe ka qen si nje prind per mua , Klubin e Futbollit Tirana për mundësinë qe më dha të arrija në këto nivele, falenderoj të gjithë tranjeret dhe vecanerisht Presor Egbon dhe bashkëlojtarët që kemi luajtur ndër vite, falenderoj familjen time për mbështetjen e madhe. Sigurisht dua të falenderoj përzemërsisht tifozërinë më të zjarrtë në botë, atë bardheblu. Nuk është një Lamtumirë, por një Mirupafshim! #forcatirona ?

A post shared by Albi Doka17 (@albi.doka) on

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"