VIDEO/ Largimi i Maganit nuk mjafton, Tirana triumfon dhe zhyt në krizë Egnatian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2021 | 15:39


VIDEO/ Largimi i Maganit nuk mjafton, Tirana triumfon dhe zhyt në krizë Egnatian

Tirana ka arritur të fitojë me rezultatin 0-2 në stadiumin “Arena Egnatia” ndaj Egnatias, duke i dhënë fund dy rezultateve negative.

bandicam 2021-12-04 14-27-23-921

Shifrat e këtij takimi u hapën nga Ismajlegeci në minutën e 38′, i cili me një aksion spektakolar dhe një pas perfekt me finte i Seferit, Ismajlgeci realizoi të parin për bardheblutë.

Goli i dytë erdhi në fundin e pjesës së parë, ekzaktësisht në minutën e 45+2′, ku pas një tentative të Taulant Seferit jashtë zone, portieri i rrogozhinasve, Duriç nuk e pret mirë topin, Ngo përfiton nga pakujdesia e portierit dhe shënon golin e dyfishimit dhe të vulosjes së këtij takimi.

Me këtë sukses, Tirana mban kreun e klasifikimit duke grumbulluar 24 pikë, ndërsa Egnatia zhytet në krizë totale ku ka gjashtë ndeshje pa fituar, duke u renditur në vendin e 8 në kuotën e 11 pikëve.

FT | EGNATIA 0-2 TIRANA 

Ismajlgeci 38′, Ngo 45+2′

KOMENTI LIVE –

PËRFUNDON SFIDA!

90′ Arbitri i katërt ka akorduar 4 minuta shtesë!

78′ Karton i verdhë për Guihermen pas një ndërhyrje të ashpër në dëm të Aldi Gjumsit.

73′ Zëvendësim tjetër te Egnatia, largohet Artur Magani për t’i bërë vend Demir Imerit.

71′ Karton i verdhë për Ëngjëll Hotin i cili ka shkaktuar faull në dëm të kundërshtarit, por arbitri e ndëshkon prej protestës së topit të larguar.

62′ Minuta zëvendësimesh, ku Majkëll Ngo i bën vend Ëngjëll Hotit.

58′ Zëvendësim i detyruar për Tiranën, teksa largohet i dëmtuar Filip Najdovski dhe duke u aktivizuar në vend të tij, Enes Kuka.

53′ Zëvendësim tjetër te rrogozhinasit, largohet Bruno Telushi dhe në vend të tij futet Guilherme.

49′ Te Egnatia ndëshkohen sërish me karton të verdhë teksa Gëzim Krasniqi merr karton të verdhë pas një shtyrje të gabuar ndaj kundërshtarit.

46′ Egnatia menjëherë kryen zëvendësimin e parë të sfidës, largohet Ndriçim Shtubina dhe në vendin e tij aktivizohet Bledar Lila.

46′ Nis pjesa e dytë!

PËRFUNDON PJESA E PARË!

45+2′ GOOOOL TIRANA 0-2! Majkëll Ngo ka realizuar golin e dytë për bardheblutë, ku Seferi ka provuar jashtë zone dhe portieri Duriç nuk e ka pritur mirë atë top dhe Ngo i gjendur i vetëm e ka shtyrë në rrjetë duke mbyllur pjesën e parë në avantazhin e dy golave.

45′ Arbitri i katërt ka akorduar 2 minuta shtesë!

38′ GOOOOL TIRANA 0-1! Bardheblutë zhbllokojnë sfidën, pas një spektakli mes Seferit dhe Ismajlgecit. Sulmuesi i Tiranës me anë të një finte ka pasuar për Ismajlgecin i cili u gjend i vetëm përballë portierit Duriç i cili nuk gaboi.

30′ Rast tjetër i pastër për Tiranën, ku Vesel Limaj provon portën dhe topi përfundon shumë pranë shtyllës.

29′ Sërish Taulant Seferi rrezikshëm ku me anë të veprimi të mrekullueshëm dribloi Ymeralilajn, por topi përfundon lart portës.

16′ Loja është e përqëndruar në mesfushë ku të dyja skuadrat po mundohen që të krijojnë hapësira për shënim.

9′ Vjen kartoni i parë i verdhë i takimit! Gjatë një aksioni premtues Bruno Telushi mban nga fanella Vesel Limajn teksa e ndalon në një aksion kundërsulmi dhe mesfushori vlonjat ndëshkohet me karton të verdhë.

5′ Tirana pranë golit, teksa Taulant Seferi shpërdoron një rast të artë shënimi.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE –

EGNATIA – Duriç; Ymeralilaj, Krasniqi, Krivanjeva, Allmuça; Telushi, Çyrbja, Iseni; Shtubina; Xhekson, A. Magani. Trajner: Përparim Daiu.

TIRANA – Bekaj; Toshevski, Behiratçe, Hoxhallari, Ismajlgeci; Totre, Limaj, Najdovski; Gjumsi, Ngo, Seferi. Trajner: Orges Shehi.

PANORAMASPORT.AL