VIDEO / Lamtumirë Europë! Teuta shpërdoron dhe dorëzohet edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Shamrok

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2021 | 21:50

VIDEO / Lamtumirë Europë! Teuta shpërdoron dhe dorëzohet edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Shamrok

Teuta i ka dhënë lamtumirën pjesëmarrjes në Europë, pasi është mundur edhe në ndeshjen e dytë nga Shamrok. Kampionët e Shqipërinë nuk ia kanë dalë që të siguronin një vend në play-off të Ligës së Konferencës, pasi janë mundur me shifrat 0-2 në ndeshjen e luajtur në ”Elbasan Arena”.

teuta shamrok

Durrsakët kanë krijuar e shpërdoruar raste, por janë ndëshkuar menjëherë nga Gafnei. Sulmuesi i Shamrok shënoi dy gola në këtë sfidë duke përfituar nga gabimet në prapavijën e durrsakëve, të cilët nuk arritën të gjenin as golin e nderit në këtë përballje, pavarësisht rasteve që krijoi me Seferin, Dajën e Kallakun.

Kështu, merr fund rrugëtimi i tyre në Europë në këtë edicion, ku gjithsesi arritën të regjistronin një rekord historik për ta, duke kaluar për herë të parë në turin e tretë të një aktiviteti ndërkombëtar.

STATISTIKAT E NDESHJES, PËRGATITUR NGA “SOFA SCORE” PËR “PANORAMA SPORT”: 

Teuta-Shamrok 0-2

TEUTA-SHAMROK 0-2
20′, 62′ Gafnei

MINUTË PAS MINUTE

90’+4’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-0 të Shamrok.

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

88’ Georgiev hyn në zonë dhe provon të gjuajë në portë,. por nuk gjen katërkëndorin.

82’ Edhe Beqja në fushë në vend të Todorovskit në radhët e durrsakëve.

82’ Kallaku nuk dorëzohet dhe kërkon me çdo kusht një gol. Mesfushori depërton në zonë dhe mes mbrojtësve kundërshtarë arrin të gjuajë, por nuk gjen portën me diagonalen e tij.

78’ Goditje dënimi në një pozicion të favorshëm pranë zonës irlandeze. Kallaku ekzekuton, por nuk gjen katërkëndorin.

Goditja e denimit e Sherif Kallakut on Vidnews.

74’ Edhe Plaku i lë vendin në fushë Zogajt, në këto minuta të fundit ku duket se Teuta ka humbur çdo shpresë.

69’ Ndryshime në radhët e Teutës. Largohen Seferi, Karabeci dhe Xhekson, ndërsa vendin e tyre në fushë e marrin Georgiev, Gruda dhe Kotobelli.

68’ Karabeci i jep mundësinë Kallakut që të tentojë portën nga një pozicion ballor, por portieri kundërshtar kontrollon sferën edhe me ndihmën e mbrojtësve.

66’ Gafnei shënon edhe golin e tretë, por ai anulohet për një pozicion jashtë loje të sulmuesit pas grushtimit të një gjuajtje nga Frashëri.

62’ Një rreshtim i gabuar në mbrojtjen e Teutës sjell edhe golin e dytë me Gafnei. Sulmuesi e ka të lehtë të dalë para Frashërit i vetëm dhe të mposhtë portierin duke dyfishuar shifrat.


56’ Kombinim i rrezikshëm i durrsakëve me sferën që shkon te Kallaku në zonë. Gjuajtja e tij bllokohet nga mbrojtja mike.

55’ Rasti i parë i rrezikshëm i Teutës në pjesën e dytë. Xhekson në të majtën kalon një mbrojtës dhe gjen Vilën, pro goditja me kokë e këtij ët fundit përfundon jashtë.

49’ Një goditje dënimi bën që sfera të shkojë te Aleksi, por dy herë radhazi futbollisti i Teutës nuk ia del ta kthejë drejt portë.

46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes pa ndryshime mes dy ekipeve.

45’+3’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin minimal të Shamrok.

45’+1’ Aksion i gjatë i lojtarëve të Teutës që qarkullojnë sferën para zonës kundërshtare. Topi shkon te Kallaku i cili provon nga jashtë zonës por duke gabuar plotësisht shënjestër.

45’ Jepen 3 minuta shtesë.

45’ Frashëri del nga katërkëndori i tij duke bërë një ndërhyrje vendimtare me këmbë si një mbrojtës i mirëfilltë, për të larguar sferën nga këmbët e Gafnei.

38’ Daja ka një tjetër mundësi të mirë për të gjuajtur në portë, por nuk koordinohet siç duhet dhe nuk gjen kontaktin me sferën, duke mos arritur ta nisë drejt katërkëndorit nga një pozicion i favorshëm.

37’ Sulm i shpejtë i Teutës. Plaku jep një pasim të artë për Seferin i cili ndalet nga mbrojtësit kundërshtarë që devijojnë sferën në fundore. Plaku i nervozuar i kërkon llogari sulmuesit se pse nuk i ktheu përsëri topin, pasi ishte i vetëm para katërkëndorit.

34’ Aksion i shpejtë në krahun e djathtë i Dajës, harkimi i tij në zonë arrin te Plaku, por sulmuesi nuk kontrollon siç duhet për të tentuar portën dhe mbrojtja largon rrezikun.

26’ Daja, pas një kombinimi në krahun e djathtë me Seferin, hyn në zonë dhe provon të gjuajë, por gjen vetëm rrjetën e jashtme të portës irlandeze.


20’ Shënon Shamrok. Gafnei i shmanget Aleksit dhe para Frashërit nuk gabon duke çuar sferën në rrjetë.

19’ Gabim në prapavijën e Teutës në nisjen e një aksioni. Gafeni shfaqet para Frashërit po gjuajtja e tij për fat ndalet nga shtylla.

16’ Rast i pabesueshëm i humbur nga Seferi. Kallaku nis një asist perfekt për të në zonë, por sulmuesi gabon në mënyrë të pabesueshme vetëm pak hapa larg katërkëndorit duke fluturuar sferën mbi traversë.

14’ Pasim në thellësi për Touëll, Frashëri del dhe kontrollon sferën.

10’ Rasti i parë i irlandezëve dhe menjëherë drithërima për Frashërin. Pas goditjes nga këndi të miqve, topi shkon te Mendrolu i cili gjuan por për fat sfera përfundon jashtë, jo shumë larg shtyllës së portës durrsake.


8’ Plaku del mirë në krahun e majtë dhe pason pastaj për Kallakun në hyrje të zonës. Por fantazisti i durrsakëve as nuk gjuan e as nuk pason, duke shpërdoruar mundësinë për të rrezikuar portën kundërshtare.

5’ Goditje dënimi për durrsakët në gjysmëfushën kundërshtare, topi harkohet në zonë por mbrojtja e irlandezëve largon rrezikun.

1’ Nis ndeshja me shkelmimin nga qendra të skuadrës mike.

FORMACIONET ZYRTARE

TEUTA: Frashëri, Aleksi, Arapi, Xhekson, Todorovski, Daja, Kallaku, Karabeci, Plaku, Vila, Seferi.
Trajner: E. Martini

SHAMROK: Manus, Grejs, Lopes, O’Brajen, O’Nill, Tauëll, Uots, Fin, Skejls, Gefni, Mandrolu.
Trajner: S. Bredlei

teuta

shamrok

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"