VIDEO/ Lamtumira emocionuese e Kielinit, i gjithë stadiumi në këmbë për zëvendësimin simbolik në minutën e 17

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2022 | 21:46

VIDEO/ Lamtumira emocionuese e Kielinit, i gjithë stadiumi në këmbë për zëvendësimin simbolik në minutën e 17

Xhorxhio Kielini ka mbyllur sot karrierën e tij si futbollist i Juventusit duke i dhënë lamtumirën tifozëve bardhezi në ndeshjen ndaj Lacios. Mbrojtësi italian ishte titullar në këtë duel, por në minutën e 17 të takimit, Alegri bëri shenjë për zëvendësimin e tij.

bandicam 2022-05-16 21-05-36-802

Gjithçka ishte e programuar, pasi ishte një zëvendësim simbolik për mbrojtësin i cili ka luajtur pikërisht për 17 vite me ngjyrat bardhezi e tashmë do t’i japë lamtumirën përfundimisht. Ai i la vendin në fushë De Ligt, teksa i dorëzoi shiritin e kapitenit një tjetër lojtari që do të largohej në këtë natë, Dibalas.

Më pas, ai bëri një xhiro rreth fushës së lojës, duke përshëndetur në çdo cep të stadiumit tifozët e shumtë që nuk ndalën së kënduari në kor emrin e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"