VIDEO/ Lamtumira e një “gjeniu”, Shnajder e mbyll me kombëtaren holandeze pas 15 vitesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2018 | 23:30

VIDEO/ Lamtumira e një “gjeniu”, Shnajder e mbyll me kombëtaren holandeze pas 15 vitesh

Mesfushori holandez Uesli Shnajder i ka dhënë lamtumirën Kombëtares së Holandës pas plot 15 vitesh si protagonist absolut i “tulipanëve”.

dasda

133 sfida me fanellën portokalli dhe 31 gola të shënuar, por vjen një ditë që edhe futbollistët e mëdhenj duhet të largohen, Shnajder ishte një ndër ta. Ai u largua sot me kokën lart pasi ka dhënë maksimumin për vendin e tij.

shnajder

Në sfidën e sotme ndaj Perusë 34-vjeçari mbajti shiritin e kapitenit, teksa në minutën e 62-të u largua nga fusha e lojës mes duartrokitjesh dhe lotësh. Kjo ishte hera e fundit që ai do të vishte fanellën e kombëtares holandeze.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"