VIDEO/ Lampard asiston, Broja “çan” rrjetën. Sulmuesi shqiptar shkëlqen në stërvitje me Çelsin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2020 | 23:27

VIDEO/ Lampard asiston, Broja “çan” rrjetën. Sulmuesi shqiptar shkëlqen në stërvitje me Çelsin

Armando Broja po kalon një moment shumë të mirë, teksa po realizon një ëndërr duke u stërvitur me lojtarët e ekipit të parë të Çelsit.

BROJA

Pasi ishte stërvitur disa ditë me ekipin e të rinjve, së fundmi Lampard e ka marrë përsëri Brojën me ekipin e parë.

Në një video së fundi nga stërvitja e Çelsit, shihet pikërisht trajneri Lampard që asiston dhe sulmuesi shqiptar me një predhë të fortë e mposhti portierin dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Shqiptari duket në një formë të shkëlqyer, teksa tashmë shpreson të marrë minuta më shumë me ekipin e parë një ndeshje zyrtare.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"