VIDEO/ “Lajthit” Manuel Nojer, shikoni çfarë gafe bën ndaj Paderbornit të Gjasulës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2020 | 21:37

VIDEO/ “Lajthit” Manuel Nojer, shikoni çfarë gafe bën ndaj Paderbornit të Gjasulës

Portieri i Bajernit të Myniut, Manuel Nojer ka bërë një dalje të gabuar në ndeshjen kundër Paderbornit, çka solli ndëshkim me gol.

neuer-1

Gardiani gjerman u përpoq të kapte një top të hedhur drejt zonës së tij, përpara kundërshtarit, mirëpo dalja rezultoi e gabuar dhe sulmuesi i Paderbornit, Denis Srbny shënoi golin e barazimit.

Skuadrat iu drejtuan dhomave të zhveshjes me rezultatin 1-1, dhe tashmë skuadra e Paderbornit, ku luan dhe lojtari i Kombëtares shqiptare Klaus Gjasula, ka mundësinë të bëjë diçka për të marrë një rezultat që do t’i ndihmonte në luftën për të mos rënë nga kategoria.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"