VIDEO/ Lajpcigu vazhdon me “marsh” të pestë, mund Verderin dhe rimerr kreun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2019 | 20:25

VIDEO/ Lajpcigu vazhdon me “marsh” të pestë, mund Verderin dhe rimerr kreun

Lajpcigu vazhdon të bëjë shumë mirë në Gjermani dhe rimerr kreun e kampionatit, pas fitores 0-3 që ka bërë në transfertë ndaj Verderit.

lajpcig

Ekipi i Lajpcigut ka hyrë me vrull në fushë dhe në minutën e 13-të ka gjetur golin e avantazhit me Orban. Sabitzer, në minutën e 35-të ka dyfishuar rezultatin.

Në pjesën e dytë Laimer la Lejpcigun me 10 lojtarë, por kjo nuk e pengoi skuadrën të shënonte të tretin me anë të Saraki.

Kështu Lajpcigu shkon në kuotën e 13 pikëve në vendin e parë, e ndjekur nga Bajerni me 11 pikë.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"