VIDEO/ Lajpcigu shpartallon me 6 gola Shalken, shkëlqejnë Andre Silva & CO

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2023 | 21:17

VIDEO/ Lajpcigu shpartallon me 6 gola Shalken, shkëlqejnë Andre Silva & CO

Lajpcigu shkërmoqi me rezultatin 1-6 Shalken në duelin e zhvilluar në  “Veltins Arena” të vlefshëm për javën e 17-të të Bundesligës gjermane.

Andre Silva

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-4, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, Lajpcigu shënoi edhe 2 gola të tjerë. Golin e nderit për vendasit e Shalkes e shënoi Kozuki.

Andre Silva realizoi dopietë në minutat 7 dhe 44, ndërkohë që golat e tjerë u shënuan nga Henriks, Verner, Olmo dhe Polsen. Falë këtij triumfi, Lajpcig u njgit në vendin e dytë me 32 pikë në 17 ndeshje.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"