VIDEO/ Lajpcigu “shkrin” Verderin e Rashicës dhe u përgjigjet rivalëve për titull, Leverkusen fiton në çastin e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2020 | 17:55

VIDEO/ Lajpcigu “shkrin” Verderin e Rashicës dhe u përgjigjet rivalëve për titull, Leverkusen fiton në çastin e fundit

Përfunduan 5 ndeshjet e para të ditës së sotme në kampionatin gjerman për javën e 22-ë të kampionatit gjerman.

EQ1IgPRX0AA_JqD

Lajpcigu u kthye te fitorja në kampionat pas barazimit 0-0 javën e kaluar kundër rivalëve direkt për titullin kampion Bajern Mynih. Ata mposhtën me rezultatin 3-0 Verder Bremenin e Milot Rashicës, të cilët vazhdojnë të qëndrojnë në zonën e “ferrit” të rënies nga Bundesliga.

Bajer Leverkusen fitoi në frymën e fundit sfidën kundër Union Berlinit me rezultatin 2-3. Falë fitores së sotme, “aspirinat” u ngjiten në vendin e katërt në kampionat, pozicion që i kualifikon direkt për sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampioneve.

EQ1HQgyXUAAOSIu

Edhe Padërborni i Klaus Gjasulës u dorëzua përballë Hertës së Berlinit, të cilët fituan me rezultatin 1-2.

Frajnburgu i Amir Abrashit u ndal në barazim 1-1 me Augsburgun, ndërsa takimi tjetër i orës 15:30 Hofenhaim-Volfsburg përfundoi me rezultatin 2-3.

LAJPCIG-VERDER BREMEN 3-0

UNION BERLIN-BAJER LEVERKUSEN 2-3

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"