VIDEO/ Lajpcigu nuk e vë në dyshim fitoren në transfertë, mund Dyseldorfin dhe merr kreun e Bundesligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Dhjetor 14, 2019 | 21:16


VIDEO/ Lajpcigu nuk e vë në dyshim fitoren në transfertë, mund Dyseldorfin dhe merr kreun e Bundesligës

Lajpcigu ka mundur Dyseldorfin në transfertë me rezultatin 0-3, dhe kështu ka rimarrë kreun e Bundesligës.

lajpcig

Patrik Shik ishte ai që hapi serinë e golave në minutën e dytë, duke i hapur rrugën ekipit të tij për të marrë fitoren.

Në pjesën e dytë ishte Verner ai që shënoi të dytin me penallti, në minutën e 58-të. Ndërsa Mukiele në të 75-ën, gjeti rrjetën për herë të tretë, për skuadrën gjermane.

Kështu Lajpcigu kaq shkuar në kuOtën e 33 pikëve, dy më shumë se Gladbahu, që ka një sfidë më pak.

/PANORAMASPORT.AL/




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com