VIDEO/ Lajpcigu ngec në transfertë, Gjasula triumfon në “derbin” me Abrashin. Ja rezultatet në Bundesligë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2020 | 17:37

VIDEO/ Lajpcigu ngec në transfertë, Gjasula triumfon në “derbin” me Abrashin. Ja rezultatet në Bundesligë

Kanë përfunduar 5 takimet e Bundesligës, të cilat startuan në orën 15:30, aty ku bie në sy humbja e Lajpcigut nga Frankfurti me rezultatin 2-0.

leipzig]

Kryesuesit e Bundesligës humbën në transfertë dhe kështu i japin mundësinë Bajernit, që nëse fiton nesër të afrohet me një pikë. Ishin Traore dhe Kostiç, ata që i dhanë fitoren Frankfurtit.

Në ndeshjet e tjera, Gladbahu ka mundur Maincin me rezultatin 3-1, duke u ngjitur në vendin e dytë me 38 pikë.

Paderborni i Gjasulës ka marrë një fitore tëpër të vështirë ndaj Freiburgut të Abrashit me rezultatin 0-2. Të dy lojtarët shqiptarë ishin titullarë në këtë ndeshje. Gjasula u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 14-të, ndërsa Abrashi u zëvendësua në minutën e 46-të.

Rezultatet e sotme:

Gladbah-Mainz 3-1

Frankfurt-Lajpcig 2-0


Freiburg-Paderborn 0-2

Union Berlin –Augsburg 2-0

Volfsburg- Herta Berlin1-2

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"