VIDEO/ Lajpcig – Bajern Mynih, pas VAR-it tashmë në fushë zbret edhe celulari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 26, 2017 | 17:15

VIDEO/ Lajpcig – Bajern Mynih, pas VAR-it tashmë në fushë zbret edhe celulari

Bajerni i Mynihut mundi me penallti Lajpcigun, në transfertën që ishte e vlefshme për 1/16-at e Kupës së Gjermanisë. Por në fakt, ndeshja u bë e njohur për një tjetër motiv. Në fund të pjesës së parë, drejtori sportiv i Lajpcigut, Ralf Rangik, zbriti nga vendi i tij në tribunë, dhe u drejtua për tek fusha e lojës.

lajpcig bajern

Motivi ishte për të kundërshtuar njërin prej arbitrave anësor, i cili pak më parë kishte kthyer një faull të cilin kryesori e akordoi për vendasit, por pas një konsultimi me asistentin anësor, e ktheu për Bajernin.

drejtori lj

Për këtë arsye, drejtori Rangik la vendin e tij, dhe me telefonin e tij i tregoi anësorit faullin, që sipas tij i takonte Lajpcigut. Tashmë pas VAR-it, edhe celulari po “ndihmon” arbitrimin…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"