VIDEO/ Lajm i mirë për Tiranën, Klevi Qefalija lë pas dëmtimin e frikshëm dhe rinis stërvitjet e vrapimet në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2022 | 13:46

VIDEO/ Lajm i mirë për Tiranën, Klevi Qefalija lë pas dëmtimin e frikshëm dhe rinis stërvitjet e vrapimet në fushë

Lajm i mirë për Tiranën, Klevi Qefalija ka rinisur stërvitjen dhe vrapimin në fushën e blertë pas dëmtimit horror që pati në Rrogozhinë në ndeshjen ndaj Egnatias, në javën e dytë të Kategorisë Superiore.

qe

“Panorama Sport” siguron pamjet sesi mesfushori 18-vjeçar ka rinisur stërvitjen teksa bën vrap.

Në ndeshjen ku kampionët aktualë në fuqi të Shqipërisë triumfuan me rezultatin 0-2 ndaj Egnatias, në minutën e 33′, Klevi Qefalija pësoi një dëmtim horror pas një përplasje me Hamzat teksa shokët e skuadrës shkuan menjëherë për ta ndihmuar sepse situata u duk shumë serioze.

Mesfushori u transportua në spital menjëherë dhe pas disa orësh gjendja e tij u stabilizua.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"