VIDEO/ Lajm i hidhur në Argjentinë, ish-portieri i River Plejtit goditet për vdekje me thikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2018 | 16:13

VIDEO/ Lajm i hidhur në Argjentinë, ish-portieri i River Plejtit goditet për vdekje me thikë

Argjentina sot ka marrë një lajm të hidhur. Më saktësisht bëhet fjalë për portierin 25-vjeçar Fakundo Espindola. Ish-portieri i River Plejt është goditur me thikë për vdekje. Policia vendase po heton për shumë pista ndërkohë që bëhet e ditur se çdo gjë ka ndodhur pas një sherri.

river

Lojtari për herë të fundit ka shkuar në një bar dhe pas një grindje ai është qëlluar disa herë me thikë. Autoritet kanë ndaluar lojtarin e San Telmos i cili dyshohet të ketë goditur portierin 25-vjeçar. Në makinën që është ndaluar janë parë njolla gjaku dhe kjo i ka bërë autoritetet të nisin hetime të hollësishme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"