VIDEO/ Lacio zhgënjen pa Hysajn në fushë, holandezët e Alkmar triumfojnë me përmbysje në “Olimpico”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2023 | 20:50

VIDEO/ Lacio zhgënjen pa Hysajn në fushë, holandezët e Alkmar triumfojnë me përmbysje në “Olimpico”

Lacio e Elseid Hysajt dhe Igli Tares ka zhgënjyer në ndeshjen e parë të 1/8-ave të Ligës së Konferencës, teksa u mposht me përmbysje nga holandezët e AZ Alkmar me rezultatin 1-2, në një duel tepër të luftuar.

az

Mbrojtës i Kombëtares shqiptare, nuk u preferua në këtë duel, teksa e ndoqi sfidën nga stoli. Lacialët kaluan të parët në avantazh me Pedron, pas asistim të Zakanjit, ndërkohë miqtë e Alkmarit, barazuan fillimisht në minutën e 45-të me grekun Pavlidis, teksa në fragmentin e dytë të gjetën edhe golin e fitores me anë të Kerkez.

Skuadrat do të përballen sërish javën e ardhshme, por këtë herë në Holandë, ku edhe do të përcaktohet ekipi që do të arrijë kualifikimin për në raundin tjetër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"