VIDEO/ Lacio pa busull! Mposhtet nga Leçe, titulli një iluzion për bardhekaltrit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2020 | 21:34

VIDEO/ Lacio pa busull! Mposhtet nga Leçe, titulli një iluzion për bardhekaltrit

Lacio duhet të mendojë të mbrojë vendin e dytë teksa pëson humbjen e dytë brenda 4 ditëve. Leçe, e cila lufton për mbijetesë i dha një leksion të mirë skuadrës së Simone Inzagit. Me këtë humbje, Juventusi kryesues ka mundësinë të vendosë njërën dorë te titulli pasi mund ta çojë diferencën me bardhekaltrit në 10 pikë.
EcWPjOnXkAcsC_7

Takimi nisi mirë për Lacion, teksa Kaisedo zhbllokoi ndeshjen për 5 minuta. Babakar vendosi sfidën në baraspeshë pas 30 minutave lojë. Leçe mund ta kishte mbyllur pjesën e parë në avantazh nëse Mankuso do të kthente në gol penalltinë e fituar në minutën e pestë shtesë të pjesës së parë.

Luçioni ia arriti të mposhte mbrojtjen e Lacios dhe portierin Strakosha duke goditur saktë me kokë dy minuta pasi nisi pjesa e dytë.

Si për t’i bërë më keq gjërat, Patriç i Lacios u ndëshkua me karton të kuq në minutat e fundit të lojës për sjellje ndërhyrje antisportive.

FT: LEÇE – LACIO 2-1

Babakar 30’, Luçioni 47′ / Kaisedo 5’

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"