VIDEO/ Lacio “manita” ndaj Beneventos, Strakosha pëson gol poshtë këmbëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 29, 2017 | 14:38

VIDEO/ Lacio “manita” ndaj Beneventos, Strakosha pëson gol poshtë këmbëve

Lacio shpartalloi Beneventon e Berat Gjimshitit dhe Ledian Memushajt me rezultatin 1-5 në takimin e zhvilluar në orën 12:30. Kjo sfidë ishte e vlefshme për javën e 11-të të Serisë A.

Lacio

Të kaltrit e drejtuar nga trajneri Simeone Inzagi e mbyllën pjesën e parë në avantazhin e 3 golave. Ndërkohë nga futbollistët e Kombëtares, Thomas Strakosha dhe Ledian Memushaj e nisën ndeshjen si titullarë. Mesfushori vlonjat la fushën e lojës në minutën e 46-të. Shqiptari tjetër Berat Gjimshiti qëndroi në stol gjatë gjithë 90 minutave.

Imobile

Në minutën e 55-të Lazar mposhti portierin Strakoshën duke ia kaluar topin poshtë këmbës dhe duke ngushtuar diferencën. 20 minuta më vonë Parolo shënoi golin e katërt për kryeqytetastit, ndërsa në minutën e 86-të portugezi Nani shënoi dhe golin e 5-të.

Me fitoren e sotme, Lacio u ngjit në vendin e 3-të në kuotën e 28 pikëve, ndërsa Benevento mbyll tabelën me 0 pikë në 11 javë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"