VIDEO/ Lacio-Inter nuk përfundon kurrë, zbulohet debati i Handanoviç me Sarrin në tunel: Duhet të bëje si Bielsa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2021 | 9:25

VIDEO/ Lacio-Inter nuk përfundon kurrë, zbulohet debati i Handanoviç me Sarrin në tunel: Duhet të bëje si Bielsa

Humbja ndaj Lacios nuk ka aq shumë rëndësi për Interit më shumë se ajo që ndodhi në fushën e lojës tek goli i dytë i shënuar nga bardhekaltrit.

handa

Felipe Anderson shënoi me Dimarkon e shtrirë në fushë nga dëmtimi, dhe këtu fillojnë pretendimet e zikaltërve për mungesë respekti nga ana e lacialëve. Por ‘’Gazzetta Dello Sport’’ zbulon një bisedë mjaft interesante të kapitenit Samir Handanoviç me trajnerin Mauricio Sarri fill pas ndeshjes.

Slloveni i është drejtuar Sarrit me fjalët: ‘’Pse nuk u ndal?!’’, ndërsa ky i fundit i është përgjigjur: ‘’Unë më shumë se mund të ngrija dorën time çfarë të bëja tjetër’’, teksa kapiteni i Interit nuk është ndaluar duke iu kundërpërgjigjur: ‘’Ju mund të bënit si Bielsa, ju kujtohet Bielsa’’.

Handanoviç iu ka referuar një rasti identik të ndodhur në vitin 2019, ku Lidsi pasi shënoi gol naj Aston Vilës në mungesë të ‘’Fair Play-t’’, mori urdhër nga trajneri Marselo Bielsa që të lejonte kundërshtarin të shënonte gol pa e penguar pasi sipas trajnerit argjentinas futbollistët e tij kishin treguar mungesë respekti.

Një kërkesë e tepruar nga Handanoviç kjo pasi më herët ishte Lautaro që kishte topin në zotërim dhe nuk e ndali lojën, çka solli në aksion e radhës dhe golin e dytë të Lacios.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"