VIDEO/ Lacio fiton me përmbysje, Fiorentinën e nderon gafa e portierit Radu në shtesë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2022 | 21:15

VIDEO/ Lacio fiton me përmbysje, Fiorentinën e nderon gafa e portierit Radu në shtesë

Ndeshjet e para të së dielës në Serinë A kanë dhuruar dy sfida shumë të luftuara, që kanë sjellë rezultate shumë interesante. Në fushë ishin dy skuadra me pretendime si Lacio dhe Fiorentina, të cilat morën pikët e plota jo pa vuajtje.

asdasdsadsad

Lacio fitoi 2-1 me përmbysje ndaj Bolonjës në një sfidë ku mbeti pas pak minutash me 10 lojtarë për shkak të kartonit të kuq të portierit Maksimiano. Bolonja e ndëshkoi me golin e Arnautoviç, por para fundit të pjesës së parë u vendos baraspesha me numra në fushë pasi Saoumaoro u ndëshkua me të kuq për miqtë. Në pjesën e dytë, autogoli i De Silvestrit i hapi rrugën përmbysjes së Lacios e cila tundi rrjetën edhe me Imobilen duke marrë pikët e plota në ndeshjen e parë të kampionatit.

Ndërkohë, Fiorentina ka fituar me drithërima përballë Kremonezes me shifrat 3-2. Bonaventura dhe Joviç realizuan për ekipin e qytetit të Firences, me Okereke i cili barazoi përkohësisht sfidën në pjesën e parë. Kartoni i kuq i Eskalantes në minutën e 44 la të mendohej se Fiorentina do të kishte të thjeshtë në vijim për të ruajtur avantazhin. Por në pjesën e dytë, Buonaiuto realizoi pas një goditje nga këndi duke barazuar shifrat dhe skuadra vendase nuk po arrinte të shënonte më pavarësisht tentativave të shumta.

Në fund i erdhi në ndihmë portieri Radu, i cili dhuroi një tjetër nga gafat e tij. Mandragora gjuajti në portë nga distanca dhe portieri mbërtheu topin, duke përfunduar bashkë me të në rrjetë, për t’i dhuruar suksesin 3-2 Fiorentinës në minutën e 95-të.

REZULTATET

Lacio-Bolonja 2-1
68’ (ag) De Silvestri, 79’ Imobile / 38’ (p) Arnautoviç

Fiorentina-Kremoneze 3-2
16’ Bonaventura, 34’ Joviç, 90’+5’ Mandragora/ 19’ Okereke, 68’ Buonaiuto


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"