VIDEO/ Laçi zgjidh gjithçka për 3 minuta, kurbinasit mposhtin Bylisin dhe mbajnë hapin e rivalëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2021 | 22:45

VIDEO/ Laçi zgjidh gjithçka për 3 minuta, kurbinasit mposhtin Bylisin dhe mbajnë hapin e rivalëve

Laçi rikthehet te fitorja në kampionat, teksa ka mposhtur me rezultatin 2-1 Bylisin në shtëpi.

Laci festa e golit

Kurbinasit u shfaqën më kërkues që në fillim, duke krijuar disa raste për shënim, por golat do të vinin në pjesën e  dytë. Fillimisht ishte Deliu në minutën e 52’, i cili m e një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, ia doli ta dërgojë topin në fundin e rrjetës. Vetëm 3 minuta më vonë, ishte Prenga, i cili pas një topi të marrë në zonë, gjuajti me të majtën dhe e ndali topin ën fundin e rrjetës.

Ndreca ngushtoi diferencën në minutën e 93’, duke shndërruar në gol një penallti të fituar nga Spahiu, pro vetëm kaq. Laçi mbetet në vendin e katërt me 48 pikë, ndërsa Bylisi mban vendin e 8 me 26 pikë.

FT| Laçi-Bylis 2-1

Deliu 52′, Prenga 55’/ Ndreca 93′

KOMENTI LIVE:

Mbyllet sfida!

93’ GOOOOL BYLIS 1-2/ Tregohet i saktë nga penalltia Ndreca, i cili e dërgon topin nga krahu i djathtë, ndërkohë që Sherri u hodh në krahun tjetër.

92’ Penallti për Bylisin, pas ndërhyrjes së Ignjatoviç ndaj Spahiut, me këtë të fundit që bie në zonë.

Akordohen 3 minuta shtesë.

87’ Pranë golit Bylis me Ndrecën që jep një top të mirë për Spahiun në zonë, por ky i fundit nuk e arrin dot topin për ta gjuajtur.

77’ Largohet Prenga për Arbër Deliun te Laçi. Largohet Desançiç, për Markinjos te Bylisi.

70’ Tjetër mundësi e mirë për Bylisin, me Ndrecën që merr një top nga Spahiu dhe lëshon një gjuajtje të fortë me të majtën, por topi shkon jashtë, ngjitur me shtyllën pingule.

66’ Goditje dënimi për Bylisin pranë vijës anësore. Kroson Ndreca, por topi shkon jashtë, duke mos sjellë rrezik.

63′ Tjetër zëvendësim për Bylisin! Largohet nga fusha Lorran për Rucin.

54’ GOOOOOL LAçI 2-0/ Të papërmbajtshëm kurbinasit, teksa këtë herë është Prenga, i cili pasi merr një top në zonë gjuan bukur me të majtën dhe topi ndalet në fundin e rrjetës.

52’ GOOOOOOL LAÇI 1-0/ Çfarë supergoli nga Ardit Deliu, i cili nga jashtë zone, lëshon një gjuajtje të fortë me të djathtën dhe topi ndalet në fundin e rrjetës.

47′ Pjesa dytë nis me tension, teksa Xhixha, pasi i rrëmbehet topi në zonë nga Qirko, nuk e mbajnë nervat, duke i vendosur duart portierit, i cili rrëzohet në fushë.

45′ Zëvendësim i syfishtë për Bylisin. Largohen Nebihu dhe Mehmetllari, për Ujkën dhe Spahiun.

Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë.

Akordohen 3 minuta shtesë.

42′ Provon Deliu me një krosim të rrezikshëm, por mbrojtësit ballshiotë largojnë topin në goditje këndi.

30’ Zëvendësim i detyruar për Laçin. Duro hedh në fushë Zylfiun në vendin e Dorian Kërçikut, me këtë të fundit që e kishte të pamundur të vazhdonte ndeshjen për shkak dëmtimi.

21’ Momente paniku në Laç. Portieri Qirko mbetet i shtrirë në fushën e lojës, pas një goditje të marrë nga Musta pas një dueli në ajër.

20’ Krosim i rrezikshëm i Deliut nga goditja e këndit, largon Qirko në vështirësi.

14’ Ndërhyrje e ashpër e Xhixhës ndaj Nebihut, me këtë të fundit që mbetet i dëmtuar në fushë. Nuk ka ndëshkim për futbollistin e Laçit.

10’ Rasti më i mirë i ndeshjes, me Xhixhën që në hyrje të zonës lëshon një gjuajtje shumë të bukur, por Qirko bën heroin duke e larguar topin në goditje këndi.

4’ Mundësi e mirë për Laçin, me Shehun që pasi merr një krosim në zonë, gjuan me kokë, por topi shkon jashtë.

Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

LAÇI: Sherri, Marku, Malota, Ignjatoviç, Bytyçi, Kërçiku, Deliu, Shehu, Musta, Prenga, Xhixha. Trajner: Sh. Duro

BYLIS: Qirko, Ymeraliaj, Stojanoviç, Preka, Trumci, Desançiç, Lorran, Mehmetllari, Nebihu, Ndreca, Antoni. Trajner: V. Dovedan.

la

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"