VIDEO/ Laçi tani është “europian”, fitore pa vuajtje ndaj Bylisit
Laçi ka fituar në transfertë ndaj Bylisit në “Adush Muçaj”, me rezultatin 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të të Superiores.
Sfida u zhbllokua në minutën e 30’ nga Bibo i cili kaloi në avantazh kurbinasit. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e miqve. Në pjesën e dytë ballshiotët ishin më në kërkim të golit por nuk arritën ta gjejnë.
Madje disa futbollistë shpërdoruan disa raste të pasta përpara portës. Teksa dukej që sfida do të mbyllej ashtu, Babatunde dyfishoi shifrat në fillimin e kohës shtesë.
Me këtë fitore Laçi renditet në vendin e 4-të me 43 pikë ndërsa Bylisi në vendin e 9-të me 33 pikë.
BYLIS 0-2 LAÇI
30′ Bibo, 90’+1′ Babatunde
NGJARJET KRYESORE:
90’+4′ Mbyllet sfida!
90’+4′ Mazrekaj i jep një asist Babatundes, ky i fundit nuk arrin të shënojë edhe pse ndodhet përpara Teqjas.
90’+1’ GOOOL LAÇI 0-2! Babatunde ndodhet përpara portës, nuk arrin të gabojë dhe dyfishon shifrat.
90’ Akordohen 4 minuta shtesë.
86’ Kaçorri godet drejt portës, por Turkaj tregohet i vëmendshëm dhe ndërhyn në momentin e duhur.
85’ Largohet edhe Guindo, ka minuta për Babatunde.
81’ Maçolli largohet nga fusha, ka minuta për Qoshkun.
78’ Santos del nga fusha e lojës, në vend të tij hyn Lorran.
73’ Largohet nga loja Manellari, ka minuta për Mazrekaj
70’ Guindo gabon përballë portierit, godet drejt portës por Teqja bën një pritje të mirë.
69’ Damçevski largohet nga fusha, Tutu e zëvendëson.
68’ Tjetër mundësi e shpërdoruar nga Kaçorri, nuk arrin të shënojë në afërsi të portës.
66’ Largohet Barjamaj në lojë futet Klinti Qato.
65’ Qardaku godet me të djathtën potente drejt portës, por Selmani bën një pritje të mirë.
63’ Protesta ndaj arbitrit, ndëshkohet me karton të verdhë Albi Alla.
52’ Pas një krosimi në zonë, Velkoski dhe Qardaku hidhen, por përplasen me njëri tjetrin.
50′ Qardaku i jep një super asist në zonë, por Kaçorri shpërdoron mundësinë e artë.
46’ Starton pjesa e dytë. Ka ndryshime në radhët e të dyja ekipeve. Largohet nga Bylisi Lajthia dhe Ruçi, në vend të tyre futen Qardaku dhe Danladi. Largohet Bibo, në lojë futet Turkaj.
45’+2′ Mbyllet pjesa e parë.
45′ Akordohen 2 minuta shtesë.
36’ Santos godet me të djahtën por Roganoviç pret topin me kokë dhe rrëzohet në tokë. Mbrojtësi qëndron për pak sekonda shtrirë në fushë.
33’ Eskerdinja godet me të majtën potente drejt portës, por Selmani bën një pritje fantastike.
30’ GOOOL LAÇI 0-1! Pas një kundërsulmi, Manellari gjen Bajramajn, ky i fundit i jep asist Bibos dhe ky i fundit nuk gabon duke kaluar në avantazh kurbinasit.
27’ Ujka gjuan nga goditja e dënimit, por topi shkon mbi traversë.
23’ Eskerdinja provon sërish të gjejë golin me një goditje nga distanca, por nuk arrin të shënjestrojë si duhet.
19’ Kaçorri godet me të djathtën potente, por nuk arrin të shënjestrojë si duhet kuadratin e portës dhe topi shkon jashtë.
18’ Eskerdinja godet nga distanca drejt portës, por nuk ka rrezik për Selmanin.
15’ Ballshiotët pretendojnë për një penallti pas një kontakti në zonë, Xhaja nuk e shikon të tillë.
12’ Ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj një lojtari, Barjamaj ndëshkohet me karton të verdhë.
9’ Ziko nga e majta kërkon hapësirë për të krosuar dhe e gjen, megjithatë është i vendosur mirë Damçevski duke larguar rrezikun
6’ Zhoalison ka një tjetër mundësi të mirë në hyrje të zonës, duke goditur fluturimthi por topi shkon ngjitur me shtyllën pingule.
4’ Vjen krosimi për Adilin i cili e kthen topin në zonë me kokë por poizicioni i tij ishte i parregullt
3’ Ka një goditje dënimi për vendasit, pasi Roganoviç ka shkaktuar faull në tentativë për të fituar topin.
2’ Miqtë e nisin në sulm menjëherë, teksa fitojnë një goditje këndi. Vjen krosimi në zonë por largohet.
1′ Nis takimi mes Bylisit dhe Laçit!
FORMACIONET ZYRTARE:
BYLISI: Teqja, Trumçi, Adili, Damçevski, Zguro, Ruçi, Lajthia, Zhoalison, Eskerdinja, Macolli, Kaçorri
Trajner: Naxhi Shensoi
LAÇI: Selmani, Roganoviç, Velksoski, Alla, Ziko, Bibo, Manellari, Barjamaj, Ujka, Spahiu, Guindo.
Trajner: Stavri Nica
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"