VIDEO/ Laçi rikthehet frikshëm, mposht në shtëpi kampionët e Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2021 | 15:43

VIDEO/ Laçi rikthehet frikshëm, mposht në shtëpi kampionët e Shqipërisë

Laçi ka arritur të marrë fitoren e tretë radhazi në kampionat, teksa kanë mposhtur 2-0 skuadrën e Teutës, e cila e mbylli takimin me 10 lojtarë.

bandicam 2021-11-07 13-46-58-931

Goli i parë u realizua nga Mentor Mazrekaj në minutën e 41′ pas një goditje dënimi me një gjuajtje-kros, por topi përfundoi menjëherë në rrjetë pa u devijuar nga asnjë futbollist.

Goli i dytë u shënua nga Guindo në minutën e 90+1′ pas disa kombinimeve dhe sulmuesi i kurbinasve nuk fal para porte duke dërguar peshë tifozët.

Me këtë sukses, Laçi ngjitet përkohësisht në vendin e katërt në kuotën e 11 pikëve, ndërsa Teuta klasifikohet në vendin e tretë me 12 pikë.

FT | LAÇI 2-0 TEUTA

Mazrekaj 42′, Guindo 90+1′

KOMENTI LIVE –

PËRFUNDON SFIDA!

90+1′ GOOOOL LAÇI 2-0! Guindo ka realizuar golin e dytë për kurbinasit pas disa kombinimeve dhe sulmuesi tregohet i saktë para porte duke mos gabuar atë goditje.

79′ Laçi pretendon sërish për penallti teksa Guindo pas një kontakti Me Xhekson rrëzohet, por arbitri akordon vetëm goditje dënimi. Xhekson ndëshkohet me karton të kuq duke lënë durrsakët me 10 lojtarë!

76′ Kurbinasit pretendojnë për penallti, ku Regi Lushkja rrëzohet në zonë pas një kontakti me portierin Pano Qirko.

75′ Teuta kryen zëvendësim ku largohet Reuben Akuah në vendin e tij, Sebino Plaku.

69′ Laçi bën zëvendësimin e dytë teksa largohet i dëmtuar Deliu dhe në vendin e tij futet Qato.

64′ Laçi kryen zëvendësimin e parë teksa largohet Adolf Selmani dhe aktivizohet Ledio Beqja.

63′ Laçi shfaqet rrezikshëm teksa Ademi pas një krosi në zonë nga goditja e dënimit humbet shansin e artë pas pritjes nga Pano Qirko.

51′ Adolf Selmani ndëshkohet me karton të verdhë pas mbajtjes nga fanella ndaj Guindos dhe mbrojtësi i kurbinasve humbet takimin e ardhshëm ndaj Partizanit në transfertë.

50′ Julian Shehu dhe Albano Aleksi ndëshkohen me karton të verdhë. Mesfushori i Teutës humbet sfidën e ardhshme ndaj Skënderbeut.

46′ Nis fraksioni i dytë i lojës! Teuta shkelmon topin e parë të 45 minutave të dyta.

PËRFUNDON PJESA E PARË!

45′ Arbitri i katërt ka akorduar 2 minuta shtesë!

42′ GOOOOL LAÇI 1-0! Skuadra kurbinase zhbllokon rezultatin falë një goditje dënimi nga Mentor Mazrekaj ku me një gjuajtje-kros topi përfundon në fundin e rrjetës pa u devijuar nga asnjë futbollist.

41′ Laçi pretendon për penallti teksa Regi Lushkja pas një kontakti që kishte me Adolf Selmanin rrëzohet në zonën e rreptësisë. duke pretenduar për një penallti.

30′ Akuah ndëshkohet me karton të verdhë pas një goditje që shkaktoi ndaj kundërshtarit, dhe mesfushori humbet sfidën e ardhshme ndaj Skënderbeut.

23′ Deliu ka provuar portën me një super goditje dhe topi përfundon shumë pranë shtyllës së djathtë të portierit Qirko.

22′ Akuah shkakton faull ndaj Regi Lushkjes në një pozicion të rrezikshëm për kurbinasit.

20′ Të dyja skuadrat janë kërkuese teksa po mundohen që të gjejnë hapësirat për realizim.

14′ Teuta shfaqet rrezikshëm teksa nëpërmjet një goditje dënimi Kallaku kroson në zonë, por Selmani humbet një rast të artë për të shënuar golin e ish-it.

3′ Laçi kalon në avantazh me Guindo, por arbitri kryesor Ferataj e ka aknuluar si pozicion jashtë loje.

1′ Starton sfida! Laçi shkelmon topin e parë të ndeshjes.

FORMACIONET ZYRTARE –

LAÇI: Dajsinani, Roganoviç, Ignjatoviç, Malota, Ziko, Shehu, Deliu, Lushkja, Ademi, Mazrekaj, Guindo. Trajner: Mirel Josa.

TEUTA: Qirko, Todorovski, Selmani, Ivanoviç, Xhekson, Aleksi, Akuah, Kallaku, L.Vila, Koubemba, Gruda. Trajner: Edi Martini.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"