VIDEO/ Laçi mposht Teutën në shtëpi, Turkaj nderon ekipin e Cungut që kap vendin e tretë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2020 | 23:55

VIDEO/ Laçi mposht Teutën në shtëpi, Turkaj nderon ekipin e Cungut që kap vendin e tretë

Laçi ka arritur të marrë një fitore tepër të rëndësishme në transfertë ndaj Teutës, me rezultatin 0-1, me golin e shënuar nga Turkaj.

teuta laci aleksi

Ndeshja nisi shumë keq për Laçin, pasi u detyrua të zëvendësoi Ignjatoviç dhe Rapon, që u dëmtuan dhe nuk mundën të vazhdojnë lojën. Ndërkaq ekipi i Cungut nuk është trembur dhe ka vazhduar të bëjë lojën e vet.

Pjesa e parë u mbyll në paqe, ndërsa e dyta nisi direkt me gol, pasi Turkaj me kokë nga afër ka shënuar golin e vetëm të takimit në minutën e 53-të.

teuta laci

 

Minutat e mbetura ishin tepër të luftuara në mesin e fushës, me kartona të verdhë, por pa gola.

Kështu Laçi me këtë fitore shkon në kotën e 28 pikëve në vendin e tretë, ndërkaq Teuta ndodhet në vendin e gjashtë me po aq pikë.

Teuta-Laçi 0-1
(Turkaj 53′)

Përfundon takimi. Laçi mposht Teutën.

90+4′ Greca del nga loja, Vecaj i zë vendin.

90′ 5 minuta shtesë ka akorduar gjyqtari i katërt.

89′ Tjetër karton i verdhë. Shehu ndëshkohet nga gjyqtari, loja tepër e ashpër në fundin e saj.

86′ Karton tjetër i verdhë, këtë herë për Hoxhën.

84′ Loja ndalet për disa minuta, pasi Frashëri ka shqetësime në shpinë.

81′ Del nga loja Aleksi dhe vendin e tij e zë Kapllani.

76′ Dëmtim horror i Frashërit, i cili pasi largon topin bie shumë keq në fushë. Por nuk ka asgjë serioze fatmirësht për portierin, i cili vazhdon lojën.

75′ Kuros ndëshkohet me karton të verdhë.

71′ Faulle të shumta në mesfushë, loja po bëhet e ashpër.

68′ Laçi del gjithmonë i rrezikshëm në sulm, Greca del në fundore godet dhe nuk kroson. Rast i çuar dëm për kurbinasit.

66′  Kalaja zë vendin e Avdylit, Martini kryen zëvendësimin e dytë.

64′ Asnjë rast pas golit të Laçit. Miqtë më të qetë në fushën e lojës.

57′ Arapo del nga loja dhe futet Shkalla.

59′ Laçi i qartë pas shënimit të golit, Teuta tenton daljen në sulm.

53′ GOOOOL Laçi. Kurbinasit kalojnë në avantazh. Ishte Turkaj ai që brenda zonës shënon me kokë dhe nuk fal Frashërin nga afër.

Gol Turkaj on Vidnews.

49′ Rast i mirë Grecën, i cili lëviz diagonal brenda zonës, godet por mbi kuadrat, duke mos shfrytëzuar kështu daljen e Frashërit.

46′ Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë!

45+2′ Emiljano Vila mbetet i shtrirë në fushë, pas faullit që pësoi nga Shehu.

45′ Prekje e topit me dorë nga Teko në zone, ndalet aksioni i kurbinasve. Ndërkohë gjyqtari i katërt akordon tre minuta shtesë.

43′ Greca gabon dhe ndërhyn ashpër, gjyqtari nuk e fal dhe e i tregon kartonin e verdhë.

42′ Nuabueze niset me shpejtësi drejt sulmit, Rustem Hoxha e ndjek. Sulmuesi godet me të djathtë, por Hoxha bllokon dhe largon rrezikun.

41′ Teuta qarkullon topin, Kallaku gabon dhe shkakton faull duke u ndëshkuar me karton të verdhë. I pari në këtë takim.

37′ Greca ka topin në zotërim jashtë zone, por ngatërrohet dhe humbet kontrollin.

33′ Pranë golit Teuta, Avdyli godet nga pozicion i favorshëm, por Stazhilla pret dhe largon rrezikun.

25′ Nuabueze lëviz shume mirë në zonë, godet me të djathtë por Frashëri pret.

23′ Laçi insiston për pak çaste me disa krosime, në fund Deliu godet por, topi shkon mbi kuadratin e portës.

22′ Teuta tenton të dalë në një kundërsulm të shpejtë, Gjoni me forcë ndalon aksionin.

17′ Vendin e Rapos që u dëmtua, e zuri Turkaj. Ndërkaq Rapo është larhuar me ambulancë drejt spitalit të Durrësit.

14′ Lushkja dhe Rapo përplasen mes tyre, Rapo mbetet i dëmtuar dhe merr ndihmën e mjekëve. Ndërkohë Nuabueze duket i acaruar me lojtarët e Teutës.

12′ Teuta merr kontrollin e lojës me disa pasime në mesin e fushës, por Todorovski gabon me një pasim për të nxjerrë ekipin përpara.

9′ Laçi ka kontrollin e lojës, por Teuta vazhdon preson kurbinasit.

3′ Një përplasje mes lojtarëve, Ignjatoviç largohet me barrelë nga fusha pas dëmtimit të rëndë. Vendin e tij e zë Gjoni.

1′ Starton sfida.

FORMACIONET ZYRTARE:

Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Shkalla, Kouros, Aleksi, Avdyli, Kallaku, E. Vila, Cyrbja, L. Vila,  Trajner: Edi Martini

Laçi: Stazhilla, Fangaj, Ignjatovic, Domgjoni, Rapo, Shehu, Deliu, Lushkja, Teko, Greca, Nuabueze. Trajner: Armando Cungu

Formacionet zyrtare

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"