VIDEO/ Laçi mposht Partizanin me Mazrekajn, kurbinasit kthehen në identitet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 30, 2020 | 23:39

VIDEO/ Laçi mposht Partizanin me Mazrekajn, kurbinasit kthehen në identitet

Laçi triumfon ndaj Partizanit 3-2 në shtëpi. Mentor Mazrekaj ishte heroi i kurbinasve duke realizuar dopietë dhe asist në triumfin ndaj “demave”. Zgjedhja e teknikut të Laçit Shpëtim  Duro për ta nisur takimin me Mazrekajn rezultoi vendimtare teksa ish-lojtari i Partizanit realizoi një paraqitje fantastike individuale. 
133310978_10159760438393475_2089019177642562821_n

Kurbinasit kaluan në avantazh brenda 8 minutave lojë kur Harmon shfrytëzoi saktë krosimin e Mazrekajt. Megjithatë, ekipi i Ilir Dajës tregoi karakter duke barazuar brenda 3 minutave me Tedi Carën. Kurbinasit ishin më kërkues për golin, por u mungoi shënjestra.

Pjesa e dytë foli për kurbinasit. Mazrekaj me një goditje jo serioze arriti ta mposhtë Alban Hoxhën në minutën e 51-të. Ish-mesfushori i “demave” detyroi të kuqtë të kapitullonin 17 minuta më vonë kur krosimi i tij nga faulli përfundoi në rrjetë.

Pas 12 javëve, Laçi siguron fitoren më të rëndësishme, kurse Partizani zbret në tokë pas euforisë së triumfit 4-1 ndaj Kukësit të dielën.

FT| LAÇI-PARTIZANI 3-2
Harmon 8′, Mazrekaj 51′, 68′ /  Cara 11′, Hyseni 90’+3 

Komenti live:

90’+4  Mbyllet ndeshja në Laç me fitoren e vendasve. Kurbinasit realizojnë triumfin më me peshë në 12 ndeshjet e këtij sezoni. Mazrekaj realizon paraqitje fantastike ndaj “demave” duke shënuar dopietë dhe asistuar një gol ndaj demave, që pësojnë humbje të papritur pas triumfit të së dielës 4-1 ndaj Kukësit.

90’+3 GOOOL! Laçi-Partizani 3-2! Alesio Hyseni ngushton shifrat.

88′ Zëvendësim i trefishtë te Partizani. Ferrati, Llanaj dhe Kodra në vend të Bardhit, Carës dhe Idrizit.

86′ Dopio zëvendësime te Laçi. Prenga dhe Kërçiku në vend të Markut dhe Deliut.

80′ Zëvendësim te Laçi. Duro zëvendëson heroin e ndeshjes Mazrekajn me Ramosin.

77′ Xhixha hidhet në fushë në vend të Harmonit të dëmtuar.

73′ Pretendim për penallti nga Partizani. Bardhi pason, topi prek këmbën dhe pastaj dorën e kapitenit të Laçit Ignjatoviç.

pretendime per penallti nga partizani on Vidnews.

 

68′ GOOOOL! Laçi-Partizani 3-1!!! Sërish Mentor Mazrekaj! Mesfushori godet topin nga faulli, por portierit  Hoxha i zihet rrezja e shikimit dhe pëson gol. Laçi pranë fitores më të rëndësishme në këto 12 ndeshje.

gol i trete i lacit on Vidnews.

67′ Ndëshkohet me karton të verdhë Eneo Bitri.

63′ Karton i verdhë për Emiljano Mustën për faull ndaj Jasir Asanit.

61′ Kardozo ulet në stol për Alesio Hysenin. Jurgen Bardhi del në rolin e qendërsulmuesit.

51′ GOOOOOL! Laçi-Partizani 2-1!! Mazrekaj provon nga jashtë zone, gjuan pa pretendime, por për fatin e tij të mirë, topi përfundon në rrjetë. Alban Hoxha nuk lëviz fare. Mazrekaj nuk e feston golin në shenjë respekti për ish-ekipin e tij, Partizanin.

goli i mazrekajt kunder partizanit on Vidnews.

50′ Deliu i Laçit ndëshkohet me karton të verdhë.

46′ Nis pjesa e dytë e ndeshjes në Laç.

45′ Mbyllet pjesa e parë në stadiumin e Laçit.

42′ Faull për Laçin. Ndëshkohet dhe i riu Balla.

37′ Ndëshkohet me karton të vedhë dhe mbrojtësi Hektor Idrizaj.

34′ Obanor i Laçit ndëshkohen me karton të verdhë.

32′ Harmon i afrohet golit të dytë. Mazrekaj je një krosim mjaft të mirë, por shoku i skuadrës nuk arrin ta shtyjë topin pranë Alban Hoxhës.

 

30′ Esin Hakaj largohet nga fusha i dëmtuar. Denis Balla futet në vendin e tij.

17′ Obanor provon nga distanca, por goditja e tij nuk e rrezikon Alban Hoxhën.

11′ GOOOOL! Laçi-Partizani 1-1!!! Mbrojtësit kurbinas neglizhojnë Carën dhe lojtari i Partizanit mposht Sherrin. Barazohet ndeshja.

8′ GOOOOOL! Laçi-Partizani 1-0!!! Sulmuesi Harmon shfrytëzon saktë krosimin e Mazrekajt dhe ndëshkon të kuqtë.

 

5′ Ndalet loja. Mala shkakton faull.

1′ Fillon sfida.

FORMACIONET ZYRTARE

LAÇI (3-5-2): Sherri; Selmani, Ignjatovic, Obanor; Marku, Deliu, Shehu, Lushkja, Emiljano Musta, Harmon, Mazrekaj. Trajner: Shpëtim Duro.

PARTIZANI (4-1-4-1): Hoxha, Idrizaj, Broja, Bitri, Hakaj, Kote, Asani, Bardhi, Cara, Mala, Kardozo. Trajner: Ilir Daja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"